Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka qenë i përfshirë rregullisht në projekte ndërkombëtare, si pjesë e konsorciumeve shumëpalëshe apo dypalëshe, me objektiv fushën e gjeoshkencave.
                            Është një projekt i financuar nga BE sipas Rregullores (BE) No 508/2014 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të datës 15 Maj 2014 mbi Fondin Europian për Detarinë dhe Peshkimin. 
                            Konsorciumi në të cilin SHGJSH bën pjesë që në vitin 2014, përbëhet prej 30 Shërbimeve Gjeologjike të vendeve detare të Europës. Projekti është në fazën e dytë të realizimit, e cila zhvillohet Prill 2017-Prill 2019 dhe për SHGJSH drejtohet nga Drejtoria e Gjeologjisë Detare. Është pjesë e programit HOROZON 2020. 
                            Çdo e dhënë përfshirë dhe të dhënat e paraqitura nga SHGJSH, do të hidhet në portalin të cilin mund ta aksesoni duke klikuar 
                             këtu .
                          
                               Krijimi i Hapësirës Kërkimore Europiane për Kalimin në Shërbim Gjeologjik Europian 
 
                            Është një projekt në Kuadër të Programit HORIZON2020, i cili ka filluar në Korrik 2018 dhe faza e parë do të zgjasë tre vjet.   
 SHGJSH është anëtar i Konsorciumeve në drejtimet  GeoERA Energy ,  GeoEra Groundwater  dhe  GeoERA Raw Materials . 
                            Konsorciumi GeoERA udhëhiqet nga një Ansamble e Përgjithshme ku secili vend, përfshirë dhe Shqipërinë ka të drejtë vote të barabartë. 
                            Çdo e dhënë përfshirë dhe të dhënat e paraqitura nga SHGJSH, do të hidhet në portalin të cilin mund ta akseson duke klikuar në logon e projektit.
                            
                               Potenciali mineralmbajtës i vendeve të Europës Jugperëndimore  
 
                              Burimet minerale primare dhe sekondare janë me rëndësi strategjike për BE. Shumica e vendeve të BE janë tashmë pjesë e Rrjetit Panevropian të Inteligjencës në Minerale, i cili siguron informacion të qëndrueshëm dhe të organizuar mbi burimet minerale primare dhe dytësore në nivel evropian. Rajoni i Ballkanit Perëndimor paraqet një boshllëk në këtë rrjet. 
                              Për ta mbyllur këtë boshllëk ky projekt synon Krijimin e Regjistrit Mineral të Ballkanit Perëndimor për burimet minerale primare dhe dytësore duke hartuar burimet minerale të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kroacinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat aktualisht nuk janë të përfshira në platformat ekzistuese të të dhënave.