Shërbime për të tretët

Në kuadrin e shërbimeve që institucioni ofron ndaj të tretëve përfshihen:

  • Vënia në dispozicion e materialeve arkivore
  • Kryerja e analizave laboratorike (për ujin dhe mineralet)
  • Hartave të shkallëve dhe qëllimeve të ndryshme
  • Studime, vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime, punime
    1.   gjeologo-inxhinierike në fushën e ndërtimeve, të rrugëve, banesave, linjave, ujësjellësve, porteve etj
        gjeomjedisore të karakterit rivlerësues dhe laboratorik
        hidrogjeologjike për kërkim dhe furnizim me ujë të pijshëm, industrial e për vaditje
  • Rilevime gjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe hidrogjeologjike
  • Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, gjeomjedisore
  • Punime shpimi me rrotullim e goditje
  • Punime, matje topografike e gjeodezike në zonat urbane, rurale dhe në ato të infrastrukturës
  • Vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime e punime gjeologjike kërkimore dhe zbulime të detajuara, të cilat mund të kryhen në vendburime metalore, jo metalore e energjitike ekzistuese, në objekte përreth tyre dhe në të reja
  • Përgatitje të paketave gjeologjike për aplikim lejesh minerare (kërkimi, zbulimi, shfrytëzimi)
  • Kërkime gjeofizike të drejtpërdrejta për mineralet , ujërat, ambientin, sizmikën, truallin etj.
  • Monitorime dhe akte verifikimi të lejeve të kërkim-zbulimit dhe atyre të shfrytëzimit për anën gjeologjike e mjedisore
  • Vlerësime të ndikimit në mjedis


Gjithashtu SHGJSH, ndërhyn në rastet e emergjencave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, si rrëshqitje, shkarje, e probleme të tjera të cilat janë pasojë e gjeodinamikës së shtresave të tokës. Në këtë kuadër SHGJSH ndërmerr projekte emergjente për studimin gjeologo-inxhinierik me qëllim shmangien e pasojave të menjëhershme dhe në të ardhmen.
Po kështu detyrë e jona është dhe realizimi i projekteve emergjente për furnizim me ujë të popullatës sipas kërkesave të pushtetit lokal.

Për të lehtësuar punën e subjekteve private / shtetërore të cilat kërkojnë shërbime nga SHGJSH,
po ju njohim paraprakisht me kërkesat e SHGJSH-së për këto shërbime (kliko këtu)

Shërbimet sipas Drejtorive

Gjeologjia

Drejtoria e Gjeologjisë kryen:

  • Vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime gjeologjike sistematike bazë të vendit nëpërmjet hartografimit kompleks në shkallë të ndryshme në ndihmë të miradministrimit të territorit e burimeve minerare.
  • Vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime gjeologjike komplekse për mjedisin.
  • Vrojtime, shërbime, përgjithësime dhe monitorime e thelluara shkencore për gjeologjinë dhe metalogjeninë.
  • Krijimin e bazës së të dhënave gjeologjike e të mineraleve të dobishme; vënien në dispozicion të këtyre të dhënave organeve të pushtetit qendror e lokal dhe subjekteve të tjera të interesuara.
  • Përgatitjen, publikimin dhe komercializimin e informacionit gjeologjik.
  • Oponenca për të gjitha llojet e studimeve në fushën e gjeoshkencave.
  • Ofron: Projekte, studime gjeologjike të shkallëve të ndryshme për institucione shtetërore dhe private në rang kombëtar, rajonal e lokal

Burimet Minerale

Drejtoria e Burimeve Minerale kryen:

  • Vlerësime gjeologo-ekonomike që ndikojnë në futjen në qarkullim të shpejtë të lëndëve të para minerale sipas kërkesave të subjekteve shtetërore dhe private.
  • Projekte kërkim zbulimi për minerale të dobishme metalore dhe jo-metalore për kompani private dhe shtetërore, si dhe zbatimin praktik të tyre.
  • Ndërtimin e bazës së të dhënave për minerale të dobishme metalore dhe jometalore.
  • Përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e lejeve të kërkimit e kërkim-zbulimit në fushën e mineraleve për kompani private vendase apo të huaja.
  • Ndërtimin e hartave të pasurive minerale nga shkalla 1:200 000 deri në shkallën 1:1 000 për minerale të veçanta.
  • Shqyrtimin e kërkesave, oponenca dhe monitorimin e lejeve të kërkim zbulimit si dhe, në bashkëpunim me AKBN, kërkesat e rinovimit të lejeve të shfrytëzimit.
  • Promovimin dhe prezantimin e hartave të pasurive minerale e të dhënave për to në shkallë Qarku, Bashkie e Komune të vendit tonë.
  • Realizon detyrat që rrjedhin nga programi i punës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar sipas strategjisë së Qeverisë.

Hidrogjeologjia

Drejtoria e Hidrogjeologjisë kryen:

  • Projekte dhe studime hidrogjeologjike për furnizim me ujë për përdorim publik dhe privat.
  • Relacione hidrogjeologjike për shpime që kryhen, testime për treguesit hidrodinamikë dhe vlerësime për prurjen optimale të shfrytëzimit.
  • Harta hidrogjeologjike në shkallë të ndryshme dhe qëllime përdorimi për:
      - Kërkim-vlerësim: harta hidrogjeologjike parametrike, harta hidrogjeologjike rajonale të sistemit të akuifereve.
      - Planifikim-zhvillim: harta të resurseve ujore nëntokësore
      - Menaxhim-mbrojtje: harta të vulnerabilitetit të ujërave nëntokësore, harta për menaxhim dhe mbrojtje të burimeve ujore që përdoren për furnizim me ujë të pijshëm
  • Projekte për menaxhim të qëndrueshëm të akuiferëve e shtretërve të lumenjve.
  • Informacione për organet vendimmarrëse për gjendjen e ujërave nëntokësore dhe e shtretërve të lumenjve.
  • Oponenca për studime të pus-shpimeve të subjekteve të ndryshme që pajisen me leje nga këshillat e baseneve ujore.

Gjeologjia Inxhinierike

Drejtoria e Gjeologjisë Inxhinierike kryen:

  • Përpilimin e hartave të rreziqeve gjeologjike në rang vendi dhe qarku.
  • Përpilimin e hartave të parashikimeve të zonave që mund të preken nga rreziqe gjeologjike, kryesisht të rrëshqitjeve nëpër shpate.
  • Studime gjeologo inxhinierike të trojeve të ndërtimit për fazën e projekt-idesë së përgjithshme dhe për fazën e projekt zbatimit.
  • Studime për qëllime të planeve urbanistike për zonat të zhvilluara urbane dhe të zonave me premisa për zhvillime turistike.
  • Studime dhe vlerësime të gjendjes dhe qëndrueshmërisë së shpateve dhe trojeve të buta në përgjithësi, ku ndodhin fenomene të dëmtimit të veprave inxhinierike.
  • Studime sipas kërkesave emergjente të pushtetit vendor, në rast dëmtimi të veprave inxhinierike, si rezultat i aktivizimit të rrëshqitjeve, rrëzimeve të gurëve dhe shembjeve.

Hidrokarburet

Drejtoria e Hidrokarbureve kryen:

  • Hartografime shumëqëllimore komplekse në shkallë të ndryshme në gjithë territorin ku shfrytëzohen dhe kërkohet për lëndë hidrokarbure (naftë, rërë bituminoze dhe gaz).
  • Korrelime me vendet fqinje për nevoja të zhvillimit të infrastrukturës ndërajonale, zhvillimeve ekonomike.
  • Përditësimin me informacione të reja për të gjithë problematikën që ka lidhje me ndërtimin gjeologjik, tektonikën, hidrokarburet etj. në nivel lokal dhe kombëtar.
  • Projekte dhe studime në ndihmë të komunitetit për përmirësimin e cilësisë së jetës (furnizim me ujëra komunale dhe industriale, rrëshqitje, vidhisje etj).
  • Studime gjeologjike me karakter përgjithësues, rajonal dhe regjional, duke bërë sintezën e të gjithë të dhënave të karakterit kantierial dhe kamerial.
  • Vlerësime për të prezantuar perspektivën dhe mundësinë e kërkimeve të mëtejshme të shtratimeve të naftës dhe gazit dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.
  • Ndërtimin e hartave të rajoneve (qarqeve) kryesisht të zonave të jashtme tektonike (Z.Jonike; Z.Kruja; Z.Sazani, UPA etj) me karakter shumëqëllimor në shkallë 1:25.000 dhe 1:10.000.
  • Studime gjeologo-inxhinierike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së bazamenteve për infrastruktura të ndryshme duke u shprehur me mendime konkrete.

Gjeologjia Detare

Drejtoria e Gjeologjisë Detare:

  • Ndërton hartat e Gjeologjisë Detare në shkallën 1:50 000.
  • Studjon përbërjen litologjike të substratit, ndryshimet batimetrike dhe morfologjinë e shtratit të detit, ishujt.
  • Identifikon pasuritë natyrore në zonën detare dhe pranëbregdetare.
  • Studjon “ekosistemet e varura”, lidhjet midis deltave të lumenjve, ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, lagunave dhe deteve.
  • Jep kontribut të rëndësishëm në studimet për ndërtimet e porteve, moleve dhe veprave të tjera inxhinierike në bregdet.
  • Monitoron vijën bregdetare dhe shkallën e erozion-akumulimit.
  • Bashkëpunon në kërkimet arkeologjike e të biodiversitetit detar, kryen studimin e ekosistemeve koralore, shpellave karstike nënujore dhe plazheve.
  • Identifikon dhe karakterizon burimet nëndetare të ujërave të ëmbla.
  • Krijon database kombëtare për studimet dhe të dhënat detare.
  • Bashkëpunon në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për realizimin e studimeve të thelluara detare mbi gjeologjinë e substratit, riskun sizmogjenik, aspekte tektonike të bazamentit detar, lidhjen e dinamikës bregdetare me aktivitetin tektonik, etj.
  • Jep të dhëna mbi mundësinë e pranisë së strukturave naftë-gaz mbajtëse në det.

Gjeoinformatizimi

Drejtoria e Gjeoinformatizimit kryen:

  • Gjeoreferencim imazhesh.
  • Dixhitalizim
  • Përpunim të të gjitha llojeve të hartave në çdo program profesional.
  • Përgatitje hartash dhe çdo materiali grafik për botim.
  • Aplikime në ArcGIS.
  • Ndërtim baza të dhënash.
  • Modelime në 3D.

Laboratori

Laboratori kryen:

Analiza kimike për provat ujore
Analizohen të gjithë elementet fiziko-kimike përbërës të ujit, pra:
    1. ngjyra
    2. shija
    3. era
    4. temperatura
    5. pH
    6. përcjellshmëria elektrike (konduktiviteti)
    7. përmbajtja e natriumit, kaliumit, kalciumit, magneziumit, hekurit, amoniakut, bikarbonatet, karbonatet, kloruret, sulfatet, nitratet, nitritet, silici, lëndët organike, oksigjeni i tretur
    8. fortësia
    9. mineralizimi i përgjithshëm
    10. mbetja e thatë

Me pajisjet në dispozicion është i mundur përcaktimi i sasisë së metaleve të rënda të tretura në ujë, si Cu, Pb, Zn, Cd, Cr, Mn, Ni, Co, As, etj.
Provat e analizuara kanë prejardhje të shumëllojshme. Ato mund të jenë të burimeve të ujërave natyrore, nga puset e shpimit, prova nga uji i lumenjve, lagunave apo liqeneve si dhe nga uji i detit.

Analiza kimike për provat minerale
Shërbimet fillojnë nga ato bazë sic janë bluarja dhe përpunimi i provave, duke realizuar të gjithë procesin e analizimit prej transformimit të provës fillestare në atë përfundimtare të gatshme për analizimin kimik.
Analizat kimike minerale realizojnë përcaktimin për mikroelementet Cu, Pb, Zn, Cd, Cr, Mn, Ni, Co, As, etj.
Mineralet për të cilët kryhen analizimet, në përgjithësi janë kromitet, hekur-nikeli, nikeli-silikat, mangani, mineralet sulifide, polimetalorët, fosforitet, boksidet e minerale të tjerë, si dhe analiza kimike për shkëmbinjtë karbonatikë.