Në Arkivin Qendror Teknik të Gjeologjisë, janë arkivuar të gjitha të dhënat e studimeve gjeologjike të kryera në territorin e Shqipërisë, të cilat datojnë që në fillimet e shekullit të XX. Nga ky arkiv ofrohen të gjitha materialet që ai ka në dispozicion, të cilat mund të studiohen në ambientet e këtij Arkivi ose mund të fotokopjohen pjesërisht apo krejtësisht, përkundrejt tarifave të përcaktuara. Falë bazës të të dhënave elektronike, personat e interesuar mund ta gjejnë lehtësisht të gjithë materialin e kërkuar.