Laboratori Kimik i SHGJSH-së është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimeve për të kryer Analiza Laboratorike në përputhje me S SH ISO 17025:2006 më datë 01.09.2014.
               
               
              
              
               Shërbimet dhe analizat kimike 
 
               
                   
                Analiza kimike për provat ujore
                Analizohen të gjithë elementet fiziko-kimike përbërës të ujit, pra:
                
                  
                    -   ngjyra
-   shija
-   era
-   temperatura
-   pH
-   përcjellshmëria elektrike (konduktiviteti)
-   përmbajtja e natriumit, kaliumit, kalciumit, magneziumit, hekurit, amoniakut, bikarbonatet, karbonatet, kloruret, sulfatet, nitratet, nitritet, silici, lëndët organike, oksigjeni i tretur
 
-   fortësia
-   mineralizimi i përgjithshëm
-   mbetja e thatë
                  
                
                Me pajisjet në dispozicion është i mundur përcaktimi i sasisë së metaleve të rënda të tretura në ujë, si Cu, Pb, Zn, Cd, Cr, Mn, Ni, Co, As, etj.
                Provat e analizuara kanë prejardhje të shumëllojshme. Ato mund të jenë të burimeve të ujërave natyrore, nga puset e shpimit, prova nga uji i lumenjve, lagunave apo liqeneve si dhe nga uji i detit.
              
              
                
                Analiza kimike për provat minerale
                Shërbimet fillojnë nga ato bazë sic janë bluarja dhe përpunimi i provave, duke realizuar të gjithë procesin e analizimit prej transformimit të provës fillestare në atë përfundimtare të gatshme për analizimin kimik. 
                Analizat kimike minerale realizojnë përcaktimin për mikroelementet Cu, Pb, Zn, Cd, Cr, Mn, Ni, Co, As, etj. 
                Mineralet për të cilët kryhen analizimet, në përgjithësi janë kromitet, hekur-nikeli, nikeli-silikat, mangani, mineralet sulifide, polimetalorët, fosforitet, boksidet e minerale të tjerë, si dhe analiza kimike për shkëmbinjtë karbonatikë.