Buletini i Shkencave Gjeologjike

Mbi Buletinin

"Buletini i Shkencave Gjeologjike" është periodik shkencor, "peer review" , i cili botohet që prej vitit 1964.
Deri në vitin 1981 periodiku botohej nën kujdesin e Institutit të Kërkimeve Gjeologjike me titullin "Përmbledhje Studimesh". Në vitin 1979 filloi të botohej nën kujdesin e përbashkët të SHGJSH e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.
Në vitin 1982 periodiku mori emrin që ka sot. Prej vitit 1998, SHGJSH mori përsipër të gjithë përgjegjësitë për mbështetjen financiare të botimit të periodikut, duke mundësuar vazhdimësinë e botimit, si një hapësirë mjaft e domosdoshme për të gjithë studiuesit e gjeoshkencave në vend për përhapjen e zhvillimin e mendimit shkencor.
Periodiku shkencor, "Buletini i Shkencave Gjeologjike" ka numrin e identifikimit të periodikut: ISSN 0254-5276 (print) / ISSN 2306-9600 (online).
Buletini i Shkencave Gjeologjike drejtohet nga Bordi Editorial.
Puna e Bordit Editorial udhëhiqet nga "Statuti i Bordit Editorial" të periodikut shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike".

Bordi Editorial
1. Dr. Sokol Marku Kryetar (SH.GJ.SH)
2. Dr. Madalina Kallanxhi Sekretar (SH.GJ.SH)
3. Prof. As. Veip Gjoni Anëtar (SH.GJ.SH - pension)
4. Dr.AltinKarriqi Anëtar (F.GJ.M)
5. Prof. Dr. Irakli Prifti Anëtar (F.GJ.M)
6. Prof. Dr. Kujtim Onuzi Anëtar (I.GJ.E.O)
7. Dr. Andreaa Uta Anëtar (F.GJ.M - I.GJ.E.O)


Bordi është çertifikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, bazuar në kandidatuarat e propozuara prej Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave dhe Institutit të Gjeologjisë, Ujërave dhe Mjedisit. Kandidatët janë personalitete të shquara në fushën e gjeoshkencave në Shqipëri. Për publikimin e artikujve në periodikun shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike", ndiqet një procedurë që nis me dorëzimin dhe pranimin e artikullit, ekspertizën shkencore nga një ekspert i fushës përkatëse i përzgjedhur nga Bordi Editorial dhe diskutimit përfundimtar nga vetë anëtarësia e Bordit. Vetëm artikujt që rezultojnë me vlerësim pozitiv, në fund të procedurës, pranohen për tu botuar në faqet e periodikut shkencor.
Artikujt e këtij periodiku shkencor botohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Puna e Bordit Editorial udhëhiqet nga "Statuti i Bordit Editorial" të periodikut shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike".

Kërkesat ndaj autorëve

Bazuar në dokumentin: Parimet udhëheqëse për etikën dhe estetikën e publikimeve në periodikun shkencor 'Buletini i Shkencave Gjeologjike'

Neni 12: Marrëdhëniet me autorët e artikullit, mënyra e dorëzimit dhe pranimi i artikujve, kthimi i përgjigjeve.

  1. Çdo autor që kërkon të botojë në faqet e “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, duhet të respektojë disa kërkesa standarte, të cilat janë të nevojshme për të siguruar cilësinë shkencore dhe vizive të botimit, barazinë, të drejtën e shprehjes, etikën e shprehjes dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.
  2. Autorësia duhet të jetë e limituar vetëm për ata që kanë dhënë kontribut të rëndesishëm teknik në punën e paraqitur në dorëshkrim.
  3. Renditja e autorëve duhet të dakortësohet nga të gjithë autorët dhe nuk mund të ndryshohet ndërkohë që dorëshkrimi është dorëzuar.
  4. Asnjë individ që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm teknik në punën e paraqitur në dorëshkrim, nuk duhet të përjashtohet nga autorësia.
  5. Dorëzimi i artikullit shoqërohet me një deklaratë të autorëve ku dëshmojnë se e dinë që janë bashkeautorë në këtë punim dhe se pranojnë si autor të parë, autorin të cilit i shkruhet emri i pari dhe që caktohet përgjegjës për korrespondencën me Bordin Drejtues.
  6. Ata duhet të deklarojnë se kanë parë versionin përfundimtar të materialit, dhe ka rënë dakort për paraqitjen e tij për botim. Asnjë emër fiktiv nuk duhet të jepet si autor ose bashkëautor.
  7. Autorët e paraqesin artikullin e tyre tek Redaktori Përgjegjës i Bordit Editorial, në një kopje të printuar dhe një kopje elektronike. Kopja elektronike do të jetë e ndarë në materialin e parë në format .pdf, në materialin e dytë në format .doc ose .docx vetëm me tekstin pa figura, dhe në një dosje (folder) ku të jenë vendosur të gjitha materialet grafike, dhe tabelat në formën e madhësinë që do të paraqiten në artikull.
  8. Në momentin e dorëzimit ata plotësojne një formular në të cilin pranojnë se mbajnë përgjegjësi përpara ligjit për të drejtat e autorit, për ato që kanë paraqitur në këtë artikull.
  9. Në momentin e paraqitjes Redaktori Përgjegjës që merr në dorëzim artikullin e kontrollon atë për përputhjen me kërkesat e formatimit.
  10. Çdo shkelje e këtyre parametrave raportohet nga Redaktori Përgjegjës tek Kryetari i Bordit dhe ai vendos në mbledhjen e parë që artikulli ti kthehet autorit për ripunim për ta përputhur atë me kërkesat e formatimit.
  11. Nëse artikulli i respekton kërkesat, ai kalon në Bordin Editorial për diskutim dhe për përcaktimin e ekspertit.
  12. Nëse ekpserti e vlerëson artikullin të përshtatshëm për botim ai diskutohet në Bordin editorial dhe votohet për botimin e tij.

Neni 13: Kërkesat ndaj autorëve

  1. Ky nen ka për qëllim njohjen e autorëve që paraqesin artikuj për botim në “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, me kërkesat teknike që duhen zbatuar për paraqitjen e këtyre artikujve.
  2. Dorëshkrimi i dorëzuar duhet të jetë origjinal dhe i pa publikuar më parë, dhe i padorëzuar për publikim në një vend tjetër. Dorëshkrimi dorëzohet në gjuhë korrekte shqipe, dhe pas vendimit të Bordit Editorial për botim autori e përkthen atë në anglishte korrekte shkencore.
  3. Materiali dorëzohet në formë elektronike dhe të printuar tek Redaktori Përgjegjës (Sekretari) i Bordit Editorial.
  4. Në formën elektronike përfshihen tre forma. Forma e parë përfshin një material në format PDF, ku të permbledhë artikullin e plotë me tekst, material grafik dhe tabelat me dicitura sipas renditjes që autori/autorët mendojnë ta botojnë. Në formën e dytë në MS Word, do të paraqitet pjesa tekst në format (DOC, apo DOCX), e cila përfshin tekstin dhe diciturat e materialit grafik dhe tabelave, të cilat do të vihen në fund të materialit. Forma e tretë është një folder në të cilën të jetë vendosur i gjithë materiali grafik (foto, figura, grafike, skica, diagrama) në format JPEG, JPG, TIFF dhe tabelat në formatin e MS Word. Këto materiale grafike dhe tabelat, duhet të llogariten që të jenë shprehëse brenda formatit të një kolone (përmasat 80x150 mm), ose dy kolonave (nje faqeje te plotë me permasa 124x150mm).
  5. Artikulli i plotë, duhet të përfshijë në një total prej 8 faqesh tekstin, materialin grafik dhe tabelat se bashku me diciturat përkatëse si dhe listën e referencave.
  6. Në faqet e Periodikut, ka vend për një rubrikë diskutimesh, apo artikujsh “Case Study” të cilat trajtojnë në formë të hollësishme një problem gjeologjik me rëndësi kombëtare në konceptin shkencor. Në këtë rast artikulli pranohet në gjuhën shqip, deri ne maksimumi 15-16 faqe me një përmbledhje në gjuhën angleze jo më pak se 2 faqe dhe jo më shumë se 3 faqe.
  7. Përmbledhja që e shoqëron, duhet patjetër të citojë të gjithë kapitujt e artikullit, duke cituar figurat dhe çdo koncept. Për shqyrtimin e tij redaksia cakton një grup anetarësh i cili i vjen në ndihmë autorëve, në mënyrë të tillë që ata të theksojnë sa më mirë konceptet e tyre në artikull dhe në përmbledhje.

Neni 14: Skema e ndërtimit të artikullit

  1. Teksti i dorëshkrimit paraqitet në madhësinë e faqes A4 (përmasa 21x29.7cm), hapësira mes rrjeshtave “Line spacing” = single, çka nënkupton një sasi të përafërt prej 800 fjalësh për faqe.
  2. Përmasat e shkrimit “font size”, do të jenë 12pt (Times New Roman), dhe hapësira në anët e fletës “margins” do të jetë 3 cm në anën e majtë (Left margin) dhe 2,5 cm në tre anët e tjera (lart-top; djathtas-right; poshtë-bottom). Faqet duhet të jenë renditur sipas numrit të tyre (page number), duke nisur nga njëshi.

Neni 15: Kërkesat ndaj autorëve

Artikulli do të ndërtohet duke respektuar skemën e mëposhtme:

  1. Titulli (bold 12 pt.): Sa më i shkurter dhe përmbledhës të jetë e mundur.
  2. Autorësia (italic 10 pt): Emër Mbiemër shoqëruar me indekse sipër mbiemrit (1), (2) etj., të cilat shoqërohen me referimin e plotë të emërtimit dhe adresës të institucionit nga vjen autori që i perkon indeksi. Indekset me adresat renditen menjëherë poshtë autorëve, secila në një rrjesht duke nisur nga adresa e autorit të parë, e cila shoqërohet dhe me një kontakt e-mail nepërmjet të cilit Bordi Editorial mban lidhjet me të.
  3. Abstrakti (italic 12 pt): në 250 fjalë (përafërsisht 15 rrjeshta) duhet të bëhet një përmbledhje e shkurtër e qëllimit të punimit, përfundimeve dhe rezultateve kryesore. Abstrakti nuk duhet të permbajë referenca dhe shkurtime.
  4. Fjalët Kyce (italic 10 pt): një sasi prej maksimumi 6 fjalësh kyc.
  5. Teksti kryesor (Times New Roman 12 pt)
  6. Përdorimi i shkurtimeve:
    Në artikull mund të përdoren shkurtime, kuptimi i të cilave duhet të jetë sqaruar në përdorimin e parë, p.sh., Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH). Në citim në listën e referencave Buletini i Shkencave Gjeologjike shkurtohet në: Bul. Shk. Gjeol.
  7. Njësitë: në Buletin njësitë e përdorura do ti përputhen Sistemit Ndërkombëtar të Njësive
  8. Diçiturat e figurave: duhen paraqitur nën çdo figurë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, bashkë me referimet përkatëse.
  9. Referencat: duhen paraqitur në tekst dhe në listën e referencave. Në tekst referenca paraqitet (Mbiemri E. viti) ku E. nënkupton inicialin e emrit: Për referencë me dy autorë (Mbiemri 1 E1,. Mbiemri2 E2. Viti) për reference me më shume se dy autorë (Mbiemri1 E1., et al. viti). - Referencat në listën e referencave renditen sipas rendit alfabetik, ku i pari në rradhë është artikulli më i vjetër nga pikëpamja kronologjike. Nëse një autor apo një grup i njëjtë autorësh kanë botuar në të njëjtin vit dy apo më shumë artikuj që referohen në artikull, atëherë ata dallohen nga indekset A, B...etj (alfabeti latin dhe jo ai shqiptar) të cilat vendosen përpara vitit dhe citohen në tekst. Psh (Mbiemri E. 1999A), (Mbiemri E. 1999B), e po kështu me rastet për dy apo më shumë se dy autorë.
    - Nesë në një paragraf citohen më shumë se një referencë ato futen të gjitha në një kllapë rrumbullake dhe ndahen me pikëpresje (;). Psh (Mbiemri E. Viti; Mbiemri 1 E1,. Mbiemri2 E2. Viti).
    - Në listën e referencave duhet dalluar nëse referenca i përket një libri të plotë, një kapitulli të veçante nga një liber, një Teze ose mikroteze PhD, një raporti apo një artikulli në një periodik shkencor. - Ne reference duhet paraqitur saktë titulli, viti, vendi i botimit dhe viti i botimit, kodet ISSN për revistat shkencore dhe ISBN për librat, si dhe sasia apo totali i faqeve të materialit të referuar.
    - Rradhitja e të dhënave të një reference në listën e referencave është:
    Emri“1” Mbiemri“1”, Emri“2” Mbiemri“2”, ....., ...., Emri“n” Mbiemri“n”. (viti i botimit). Titulli. Lloji i materialit të cituar. Titulli i botimit nëse është revistë. Të dhënat e botimit. Vendi i botimit, numri i faqeve, kodi ISSN apo ISBN.