Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ushtron aktivitetin e tij në fushën e gjeoshkencave, në bazë të ligjit Nr. 111/2015, datë 15.10.2015, “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”, i cili rregullon marrëdhëniet ndërmjet këtij institucioni dhe sektorëve publik e privat, për nxitjen e shfrytëzimit të resurseve minerare në përfitim maksimal të publikut. Sipas Rregullores “Për Funksionimin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar”, të miratuar me Urdhër Nr. 88, datë 22.02.2016, nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, ka statusin juridik si "institucion këshillimor, teknik dhe shkencor i shtetit, person juridik publik, buxhetor, i cili kryen veprimtari në fushën e shkencave të tokës në territorin e Republikës së Shqipërisë".
Ky institucion i ka fillimet në vitin 1922 , kur u krijua Zyra Gjeologjike, pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Punëve Botërore, me kryegjeolog çeko-austriakun Dr. Ernest Nowack. Pas një veprimtarie shtatë vjeçare, veprimtaria e kësaj zyre nuk evidentohet më në dokumentacionin zyrtar dhe është viti 1952, kur ringrihet Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Me 99 vitet e ekzistencës së tij, SH.GJ.SH. mund të konsiderohet institucioni më i vjetër i vendit tonë.

Shërbimet tona

Hartat

Harta të komponentëve të ndryshëm gjeologjikë

Materiale Arkivore

Në Arkivin Qendror Teknik të Gjeologjisë, janë arkivuar të gjitha të dhenat e studimeve gjeologjike të kryera në territorin e Shqiperisë. Nga ky arkiv ofrohen të gjitha materialet që ai ka ne dispozicion.

Analiza Laboratorike

Laboratori Kimik i SHGJSH-së është akredituar nga Drejtoria e Përgjitheshme e Akreditimeve për të kryer Analiza Laboratorike në përputhje me S SH ISO 17025:2006 më datë 01.09.2014

Shërbime për të Tretët

Disa prej shërbimeve që SH.GJ.SH. i ofron të interesuarve përfshin vënien në dispozicion të materialeve arkivore, kryerjen e analizave laboratorike, punime fushore, dhe harta të shkallëve dhe qëllimeve të ndryshme.

Tarifat e Shërbimeve

Tarifat e shërbimeve që kryhen nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar janë bazuar në Udhëzimin e Ministrisë së Financave me Nr. 6320/3, datë 12. 07. 2016 dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë me
Nr. 4199, datë 23. 06. 2016

Partnerët tanë

Kontakti