Nga data 6–7 maj 2025, në Universitetin AGH në Krakov të Polonisë, u mbajtën dy konferenca të rëndësishme:"Konferenca e Nivelit të Lartë për Lëndët e Para Kritike (CRM) dhe "Energjia Gjeotermale për Evropën: Perspektiva dhe Sfida Strategjike", të organizuara në kuadër të Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.
Në këto aktivitete delegacioni i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, u kryesua nga z. Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Ku sëbashku me përfaqësues nga isntitucionet evropiane, shërbimet gjeologjike, universitete dhe industria diskutuan mbi strategjitë konkrete në fushat e sigurisë së furnizimit me lëndë të para, energjisë së qendrueshme dhe bashkëpunimit shkencor.
Pikat kyçe të diskutimeve:
*Diversifikimi i furnizimit me lëndë të para kritike: Kjo është një nga sfidat kryesore që kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar për të siguruar furnizime të qëndrueshme dhe të sigurt për industrinë e BE-së.
*Zhvillimi i kapaciteteve për kërkime minerale: U diskutua se si mund të rriten kapacitetet kombëtare për eksplorimin e burimeve të reja, duke përdorur teknologjitë më të avancuara për të optimizuar përpunimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerale.
*Përmirësimi i përdorimit të teknologjive të avancuarapër kërkim zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u përqendruar në zhvillimin e metodave më të qëndrueshme dhe më efikase.
*Harmonizimi i politikave kombëtare dhe evropianepër menaxhimin e burimeve natyrore, me fokus në krijimin e një platforme të përbashkët për publikimin e informacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare të BE-së.
Konferenca për CRM theksoi domosdoshmërinë e një baze të përbashkët të të dhënave minerale dhe përfshirjen e Shërbimeve Gjeologjike në zbatimin e rregullores së re evropiane. Ndërkohë, konferenca për energjinë gjeotermale solli në vëmendje potencialin e këtij burimi të qëndrueshëm dhe rolin kyç të gjeoshkencës në hartimin e strategjive klimatike.