EMODnet-“Rrjeti Evropian i të Dhënave dhe Observimeve Detare”

Norvegji, 5-7 Nëntor 2024

Në kuadër të projektit Emodnet -“Rrjeti Evropian i të Dhënave dhe Observimeve Detare”, u realizua takimi i radhës në Trondheim, Norvegji në datat 5-7 Nëntor 2024. Takimi u organizua nga Shërbimi Gjeologjik Norvegjez dhe u menaxhua nga zj. Anu Kaskela (GTK) drejtuese e Lotit Emodnet – Gjeologji.
Delegacioni Shqiptar u kryesua nga z. Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.





Projekti Emodnet-Gjeologji jep informacione gjeologjike detare për të gjithë detet evropiane, me një në shkallë të gjere aplikimi. Projekti koordinohet Shërbimi Gjeologjik i Finlandës (GTK) dhe marrin pjesë të gjithë Shërbimet Gjeologjike të Evropës.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte kontrolli dhe harmonizimi i të dhënave për të gjitha paketat e punës dhe nën/paketat që i përkasin detit të Karaibeve dhe detit Kaspik.





Çështjet kryesore që u diskutuan në takim ndër të tjera ishin menaxhimi i projektit, substrati detar, gjeologjia e detit, sjellja e bregdetit, ngjarjet gjeologjike, mineralet dhe agregatet detare, peizazhet e përmbytura.
EMODnet mbetet një nga projektet më të rëndësishme për bashkëpunimin me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar duke dhënë mundësinë e krijimit të një databaze të plotë të dhënave të bregdetit Shqiptar dhe Evropian.