Subjektet qė kėrkojnė tė kryejnė veprimtari minerare kėrkim-zbulimi nė Republikėn e Shqipėrisė duhet tė kenė parasysh

VEPRIMTARIA MINERARE E KĖRKIM-ZBULIMIT

Veprimtaria minerare e kėrkim-zbulimit nė Republikėn e Shqipėrisė zhvillohet nė zbatim tė Ligjit Nr.10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, akteve nėnligjore (VKM), Urdhrave dhe Udhėzimeve tė Ministrit tė miratuara nė zbatim tė tij.

MBIKĖQYRJA DHE MONITORIMI I VEPRIMTARIVE MINERARE TĖ KĖRKIM-ZBULIMIT

Mbikėqyrja dhe monitorimi i veprimtarive minerare kryhen nga ministria (MIE) dhe nga strukturat pėrgjegjėse, nė varėsi tė saj. (neni 43 i ligjit nr. 10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar).

Struktura pėrgjegjėse pėr mbikėqyrjen dhe monitorimi i veprimtarive minerare tė kėrkim-zbulimit nė zbatim tė VKM nr. 232 datė 23.03.2011 “Pėr miratimin e funksioneve tė strukturave pėrgjegjėse nė sektorin minerar tė Republikės sė Shqipėrisė”, pikat 1 dhe 4, ėshtė Shėrbimi Gjeologjik Shqiptar.

LEJET MINERARE TĖ KĖRKIM-ZBULIMIT

Llojet e lejeve minerare tė kėrkim-zbulimit:

1.    Leje minerare kėrkim-zbulimi pėr grupin e mineraleve metalorė, jometalorė, qymyret dhe bitumet.

2.    Leje minerare kėrkim-zbulimi pėr grupin e mineraleve ndėrtimorė.

3.    Leje minerare kėrkim-zbulimi pėr grupin e mineraleve radioaktivė.

-Grupet e mineraleve pėrcaktohen sipas Aneksit tė Ligjit nr. 10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

Sipėrfaqja e lejuar pėr njė leje minerare kėrkim-zbulimi:

a-    Pėr grupin e mineraleve metalorė, jometalorė, qymyret dhe bitumet, si dhe grupin e mineraleve radioaktivė jepet pėr njė zonė tė lejuar qė ėshtė njė e tėrė, jo mė e vogėl se vlera e pėrcaktuar nė tabelėn e miratuar me vlerat minimale tė sipėrfaqeve tė lejeve minerare sipas programit tė veprimit, dhe jo mė tė madhe se 100 km2.

b- Pėr grupin e mineraleve ndėrtimorė jepet pėr njė zonė tė lejuar, qė ėshtė njė e tėrė, jo mė e vogėl se vlera e pėrcaktuar nė tabelėn e miratuar me vlerat minimale tė sipėrfaqeve tė lejeve minerare, sipas programit tė veprimit dhe jo mė e madhe se 10 km2.

Afati i lejes minerare tė kėrkim-zbulimit:

a-   Pėr grupin e mineraleve metalorė, jometalorė, qymyret dhe bitumet si dhe grupin e mineraleve radioaktivė:

1.    Leja e kėrkim-zbulimit ka afat vlefshmėrie 3-vjeēar. Afati i vlefshmėrisė mund tė zgjatet 2 herė, me kėrkesė tė zotėruesit tė lejes. Ēdo zgjatje ka afat 1-vjeēar.

2.    Kėrkesa pėr shtyrje afati duhet tė paraqitet sė paku 30 ditė kalendarike para mbarimit tė afatit fillestar tė vlefshmėrisė. Afati i aplikimit ėshtė prekluziv dhe, me kalimin e tij, zotėruesi i lejes minerare humbet tė drejtėn e aplikimit pėr shtyrje tė afatit tė lejes sė kėrkim - zbulimit.

3.    Zgjatja e afatit miratohet vetėm nėse zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit paraqet tė dhėna pėr mundėsinė e zbulimit tė njė trupi minerar, ka plotėsuar mė parė detyrimet financiare, tė parashikuara nė programin minimal tė punės, dhe investimet nė afatet kohore, sipas programit tė punės, nė pėrputhje me lejen e dhėnė, ka bėrė pagesėn pėr sipėrfaqen e zonės qė kėrkon tė mbajė pėr veprimtari kėrkim-zbulimi, 150 000 lekė/km2.

4.    Zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit ėshtė i detyruar tė shpenzojė njė vlerė tė caktuar monetare pėr ēdo kilometėr katror tė sipėrfaqes sė pėrcaktuar nė lejen minerare, nė mėnyrė progresive pėr kryerjen e punimeve, sipas tabelės sė pėrcaktuar nė VKM nr. 364, datė 04.05.2011. Nė rast se nuk shpenzohet vlera e pėrcaktuar, atėherė pjesa e mbetur i kalon Buxhetit tė Shtetit.

b-   Pėr grupin e mineraleve ndėrtimorė: Leja e kėrkim-zbulimit ka afat vlefshmėrie 1 vit nga hyrja nė fuqi e saj.

Tė drejtat e zotėruesit tė lejes minerare tė kėrkim-zbulimit:

1. Zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit ka tė drejtė:

a) Tė hyjė nė zonėn e lejuar me punonjėsit, mjetet, makineritė, pajisjet, qė janė tė nevojshme pėr kryerjen e punimeve tė kėrkim-zbulimit tė mineraleve mbi ose nėn sipėrfaqen e tokės;

b) Tė kryejė veprimtari kėrkim-zbulimi minerar dhe tė kryejė punime tė nevojshme pėr kėtė qėllim, pėrfshirė puse kėrkimi, transhe, si dhe punime tė tjera kėrkim-zbulimi tė domosdoshme pėr kėrkim-zbulimin minerar;

c) Tė nxjerrė, tė lėvizė dhe tė transportojė nga zona e lejuar provat e mineraleve nė sasi pėr qėllime studimore e jo pėr tregti.

2. Zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit ka tė drejtėn e shndėrrimit ndaj kėrkuesve tė tjerė pėr tė pėrfituar njė ose mė shumė leje shfrytėzimi, pėr zona tė lejuara shfrytėzimi brenda zonės sė lejuar tė kėrkim-zbulimit.

3. E drejta e shndėrrimit mund tė ushtrohet gjatė gjithė afatit tė vlefshmėrisė sė lejes sė zbulimit dhe pėr njė periudhė prej 60 ditėsh kalendarike pas pėrfundimit tė kėtij afati dhe vetėm nėse zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit ka plotėsuar mė parė detyrimet financiare pėr lejen e kėrkim-zbulimit.

4. Nėse leja e kėrkim-zbulimit shndėrrohet nė njė ose disa leje shfrytėzimi pėrpara pėrfundimit tė afatit tė vlefshmėrisė, detyrimet financiare pėr lejen e transformuar llogariten duke marrė parasysh edhe detyrimet e paguara.

Detyrimet e zotėruesit tė lejes minerare tė kėrkim-zbulimit:

a-      Detyrimet e zotėruesit tė lejes sė kėrkim-zbulimit pėr grupin e mineraleve metalorė, jometalorė, qymyret dhe bitumet, si dhe pėr grupin e mineraleve radioaktivė: Pėrcaktohen nė nenet 13 dhe 36 tė ligjit Nr. 10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

b-      Detyrimet e zotėruesit tė lejes sė kėrkim-zbulimit pėr grupin e mineraleve ndėrtimorė: Pėrcaktohen nė nenet 20 dhe 36 tė ligjit Nr. 10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

c-      Detyrimet e zotėruesit tė lejes sė kėrkim-zbulimit pėr rehabilitimin e zonės sė lejuar minerare. Pėrcaktohen nė nenin 37 tė ligjit Nr. 10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

Kushtet e pėrfitimit tė lejeve minerare tė kėrkim-zbulimit:

Leje minerare kėrkim-zbulimi u jepen subjekteve, personave juridikė, vendas apo tė huaj, qė:

·    Nuk kanė humbur tė drejtėn pėr t'u pajisur me njė licencė minerare;

·    Kanė aftėsitė teknike tė nevojshme;

·    Kanė pėrvojė nė fushėn minerare;

·    Paraqesin njė projekt tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit nė pėrputhje me rregullat teknike;

·    Paraqesin njė plan rehabilitimi tė mjedisit nė pėrputhje me rregullat e mbrojtjes sė mjedisit, tė miratuara sipas legjislacionit nė fuqi dhe me rregullat teknike minerare;

·    Paraqesin njė plan tė mbylljes sė veprimtarive minerare, njė plan tė menaxhimit tė mbetjeve, qė janė pjesė tė planit tė rehabilitimit tė mjedisit, tė pėrshtatshėm e nė pėrputhje me rregullat teknike minerare dhe tė mjedisit;

·    Paraqesin sigurinė e nevojshme financiare pėr ushtrimin e sė drejtės minerare tė kėrkuar.

 

Procedurat e dhėnies sė lejeve minerare tė kėrkim-zbulimit.

1.    Leja minerare e kėrkim-zbulimit jepet nga Qendra Kombėtare e Biznesit sipas pėrcaktimeve tė nenit 30 tė ligjit nr. 10304, datė 15.07.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

2.    Aplikimi pėr leje minerare kėrkim-zbulimi bėhet on-line nė portalin e-albania ose nė sportelet e QKB.

3.    Subjektet ose personat juridikė, vendas apo tė huaj tė interesuara pėr pėrfitimin e lejes minerare tė kėrkim-zbulimit pėr njė zonė tė lejuar minerare tė miratuar nė planin vjetor si zonė e hapur, pas aplikimit tė bėrė nė QKB, pajisen me leje minerare sipas procedurės “I pari nė kohė, i pari nė tė drejta”.

4.    Subjektet ose personat juridikė, vendas apo tė huaj tė interesuara pėr pėrfitimin e njė leje minerare kėrkim-zbulimit pėr njė zonė tė lejuar minerare tė miratuar nė planin vjetor si zonė minerare konkurruese, pajisen me leje sipas procedurės sė konkurrimit publik. VKM nr.320,_date_21.04.2011_zonat_konkuruese.

·      Subjekti i interesuar i kėrkon Grupit tė Punės tė Hartimit tė Dokumentacionit tė Ministrisė pėrgjegjėse (MIE) futjen nė procedurė konkurrimi tė zonės minerare konkurruese pėr tė cilėn kėrkon tė pajiset me leje minerare kėrkim-zbulimi.

·      Nė zbatim tė VKM nr. 320, datė 21.4.2011 “Pėr miratimin e procedurave e tė kritereve tė konkurrimit dhe tė afateve tė shqyrtimit tė kėrkesave pėr marrjen e lejeve minerare nė zonat konkurruese”, nė Ministrinė e Infrastrukturės dhe Energjisė zhvillohet procedura konkurruese dhe nga komisioni i shqyrtimit tė ofertave i ngritur me Urdhėr tė Ministrit, shpallet fituesi.

·      Subjekti fitues i procedurės konkurruese nė pėrputhje me afatet e pėrcaktuara nė pikėn 1, germa a tė VKM nr. 320, datė 21.4.2011 fiton tė drejtėn e aplikimit pėr pajisje me leje minerare kėrkim-zbulimi.

5.    Dokumentacioni i aplikimit pėr leje minerare kėrkim-zbulimi duhet tė jetė nė format elektronik sipas kėrkesave tė VKM nr. 942, datė 17.11.2010 “Pėr miratimin e procedurave dhe tė dokumentacionit pėr marrjen e lejeve minerare nė zonat e hapura”, i konsoliduar.

6.    Vlerėsimi i kushteve tė lejimit pėr pajisje me leje minerare bėhet nė zbatim tė ligjit nr. 10304, datė 15.7.2010 “Pėr sektorin minerar nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, neni 29; si dhe VKM nr.942, datė 17.11.2010 "Pėr miratimin e procedurave dhe dokumentacionit pėr marrjen e lejeve minerare nė zonat e hapura", tė ndryshuar, pika 4.

7.    Projekti i zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit mbi bazėn e tė cilit aplikohet pėr leje minerare kėrkim-zbulimi, hartohet sipas kėrkesave tė Urdhrit tė Ministrit nr. 304, datė 13.04.2011 “Pėr miratimin e formės dhe pėrmbajtjes sė projektit tė zhvillimit tė veprimtarisė minerare”, anekset 1 dhe 3.

8.    Verifikimi nė terren i zonės minerare pėr tė cilėn njė subjekt ose persona juridik, vendas apo i huaj i cili ka aplikuar nė QKB pėr pajisje me leje minerare kėrkim-zbulimi, kryhet nga grupi i punės sė Drejtorisė sė Burimeve Minerale tė Sh.Gj.Sh, nė zbatim tė VKM nr. 942, datė 17.11.2010 “Pėr miratimin e procedurave dhe tė dokumentacionit pėr marrjen e lejeve minerare nė zonat e hapura”, i konsoliduar, aneksi 2, pas kryerjes sė pagesės sipas tarifave tė miratuara nga subjekti ose personi juridik aplikues.

9.    Vlerėsimi (Oponenca) i projektit tė zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit, kryhet nga grupi i punės sė Drejtorisė sė Burimeve Minerale tė Sh.Gj.Sh, pas kryerjes nga subjekti ose personi juridik aplikues tė pagesės pėrkatėse sipas tarifave tė miratuara.

10.    Projekti i zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit, prezantohet dhe mbrohet nga drejtuesi teknik i punimeve nė Drejtorinė e Burimeve Minerale dhe nė Kėshillin Teknik Shkencor tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar. Drejtuesi teknik i punimeve duhet tė jetė inxhinier gjeolog i licencuar sipas VKM Nr. 441, datė 16.06.2011 “Pėr pėrcaktimin e kushteve tė certifikimit e tė licencimit, tė dokumenteve shoqėruese, tė afateve tė vlefshmėrisė dhe tė procedurave tė shqyrtimit tė kėrkesave, pėr licencimin e veprimtarisė studimore-projektuese nė veprimtaritė minerare”.

11.    Materiali grafik i projektit i zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit para shqyrtimit nė Drejtorinė e Burimeve Minerale dhe miratimit nė Kėshillin Teknik Shkencor tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar duhet tė dorėzohet nga subjekti i printuar nė shkallė inxhinierike.

12.    Subjektet qė aplikojnė pėr leje minerare kėrkim-zbulimi, bashkė me dosjen e dokumentacionit pėr leje minerare, janė tė detyruar tė deklarojnė me shkrim burimin ligjor tė tė gjithė informacionit gjeologjik apo gjeologo-minerar, tė pėrdorur nė ndėrtimin e dokumentacionit aplikues (projektit teknik tė kėrkim-zbulimit).

Njė subjekt mund tė pėrfitojė njėkohėsisht mė shumė se njė leje kėrkim-zbulimi pėr zona tė ndryshme tė lejuara minerare.

Informacionet gjeologjike tremujore, vjetore dhe planet vjetore tė punės:

a- Informacionet tremujore.

Ēdo subjekt qė zotėron njė leje minerare kėrkim-zbulimi ėshtė i detyruar tė dorėzojė nė Sh.Gj.Sh informacionin tremujor mbi veprimtarinė minerare tė kėrkim-zbulimit tė kryer, sipas Urdhrave tė Ministrit nr. 307 e nr. 309, datė 13.04.2011, nė formatin e pėrshkruar nė aneksin 1 tė tij. Informacioni tremujor dorėzohet nė Sh.Gj.Sh jo mė vonė se data 15 e muajit vijues, pėr ēdo tremujor. Mosrespektimi i kėsaj kėrkese ligjore dėnohet me mase administrative gjobė prej 100 000 lekėsh.

b- Informacionet vjetore.

Ēdo subjekt qė zotėron njė leje minerare kėrkim-zbulimi ėshtė i detyruar tė dorėzojė nė Sh.Gj.Sh informacionin vjetor mbi veprimtarinė minerare tė kėrkim-zbulimit tė kryer sipas pėrcaktimeve tė bėra nė Urdhrin e Ministrit nr. 307 datė 13.04.2011, nė formatin e pėrshkruar nė aneksin 2 tė tij. Informacioni vjetor dorėzohet nė Sh.Gj.Sh jo mė vonė se 30 ditė nga pėrfundimi i vitit pėrkatės. Mosrespektimi i kėsaj kėrkese ligjore dėnohet me mase administrative gjobė prej 150 000 lekėsh.

c- Planet vjetore tė punės.

Ēdo subjekt qė zotėron njė leje minerare kėrkim-zbulimi ėshtė i detyruar tė dorėzojė nė Sh.Gj.Sh planin vjetor tė punės pėr vitin pasardhės. Plani vjetor i punės duhet tė jetė i harmonizuar me projektin e kėrkim-zbulimit tė miratuar mbi bazėn e tė cilit ėshtė dhėnė leja, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė Urdhrin e Ministrit nr. 307 datė 13.04.2011, nė formatin e pėrshkruar nė aneksin 3 tė tij. Mosrespektimi i kėsaj kėrkese ligjore dėnohet me mase administrative gjobė prej 250 000 lekėsh.

Raportet gjeologjike qė dorėzohen nga zotėruesi i lejes minerare tė kėrkim-zbulimit:

Ēdo subjekt qė zotėron njė leje minerare kėrkim-zbulimi nė pėrfundim tė afatit tė miratuar tė lejes, ėshtė i detyruar tė dorėzojė nė Sh.Gj.Sh raportin gjeologjik mbi veprimtarinė e kėrkim-zbulimit tė kryer. Subjekti mund tė shndėrrojė njė pjesė tė sipėrfaqes sė lejes sė kėrkim-zbulimit para afatit tė pėrfundimit, ose nė pėrfundim tė saj, nėse ka realizuar punimet gjeologjike dhe investimet e miratuara.

1.    Raporti gjeologjik pėrfundimtar ose pjesor i zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit nė pėrfundim tė afatit tė lejes ose para afatit, pėrpilohet sipas kėrkesave Urdhrave tė Ministrit nr. 307 e nr. 309, datė 13.04.2011, aneksi 2. Raporti i paraqitur shoqėrohet me fotokopje tė faturave tė shpenzimeve tė raportuara. Mosrespektimi i kėsaj kėrkese ligjore dėnohet me mase administrative gjobė prej 300000 lekėsh.

2.    Verifikimi nė terren i punimeve minerare tė kėrkim-zbulimit tė raportuara nga subjekti nė raportin gjeologjik pėrfundimtar ose pjesor nė pėrfundim tė afatit tė lejes ose para afatit, kryhet nga grupi i punės sė Drejtorisė sė Burimeve Minerale tė Sh.Gj.Sh, pas kryerjes nga subjekti tė pagesės pėrkatėse sipas tarifave tė miratuara.

3.    Vlerėsimi (Oponenca) i raportit gjeologjik pėrfundimtar ose pjesor tė zhvillimit tė zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit nė pėrfundim tė afatit tė lejes ose para afatit, kryhet nga grupi i punės sė Drejtorisė sė Burimeve Minerale tė Sh.Gj.Sh, pas kryerjes nga subjekti tė pagesės pėrkatėse sipas tarifave tė miratuara.

4.    Raporti gjeologjik pėrfundimtar ose pjesor i veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit i dorėzuar nga subjekti pėr shqyrtim e miratim nė Sh.Gj.Sh nė pėrfundim tė afatit tė lejes ose para afatit, prezantohet dhe mbrohet nga drejtuesi teknik i punimeve nė Drejtorinė e Burimeve Minerale dhe nė Kėshillin Teknik Shkencor tė Sh.Gj.Sh. Drejtuesi teknik i punimeve duhet tė jetė inxhinier gjeolog i licencuar.

5.    Materiali grafik i raporti gjeologjik pėrfundimtar ose pjesor i zhvillimit tė veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit para shqyrtimit nė Drejtorinė e Burimeve Minerale dhe miratimit nė Kėshillin Teknik Shkencor tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar duhet tė dorėzohet nga subjekti i printuar nė shkallė inxhinierike.

Garancitė financiare pėr zhvillimin e veprimtarisė minerare tė kėrkim-zbulimit:

a-   Garancia financiare pėr rehabilitimin e mjedisit.

Garancia financiare pėr rehabilitimin e mjedisit pėrllogaritet nė vlerė monetare dhe pėrdoret nga zotėruesi i lejes ose shteti pėr realizimin e planit tė rehabilitimit progresiv dhe pėrfundimtar tė mjedisit (sipas pėrcaktimeve tė ligjit nr. 10304, datė 15.07.2010, neni 31). Garancia financiare depozitohet pas marrjes sė lejes minerare ēdo vit, nė datėn efektive tė marrjes sė lejes dhe vlera vjetore pėrcaktohet nė bazė tė vlerės sė pėrgjithshme tė garancisė financiare pėr realizimin e planit pėr rehabilitimin e mjedisit, tė miratuar nga ministri, tė viteve tė jetėgjatėsisė sė lejes minerare. Vlera totale e garancisė financiare pėr rehabilitimin e mjedisit, rehabilitimin e sheshit tė depozitimit tė mbetjeve dhe realizimin e planit tė aktiviteteve pėr mbylljen e veprimtarisė minerare vlerėsohet nga struktura pėrgjegjėse (Sh.Gj.Sh) dhe miratohet nga ministri. Ajo pėrfshin garancinė financiare pėr mbylljen e veprimtarisė minerare, mbylljen e sheshit tė depozitimit tė mbetjeve dhe rehabilitimin progresiv dhe pėrfundimtar tė mjedisit.

b-   Garancia financiare pėr realizimin e programit minimal tė punės.

Garancia financiare pėr realizimin e programit minimal tė punės pėrllogaritet nė vlerė monetare dhe i kthehet zotėruesit tė lejes pas realizimit tė programit minimal tė punės sė lejes minerare tė kėrkim-zbulimit, nė periudha kohore (sipas pėrcaktimeve tė ligjit nr. 10304, datė 15.07.2010, neni 31). Garancia financiare depozitohet ēdo vit pas marrjes sė lejes sipas dispozitave tė kėtij ligji. Kjo vlerė pėrcaktohet nė bazė tė veprimtarive minerare, qė duhet tė realizojė minimalisht ēdo zotėrues i lejes minerare tė kėrkim-zbulimit nė programin minimal tė punės, qė ėshtė pjesė e projektit tė zhvillimit tė veprimtarisė minerare. Vlera e garancisė financiare pėr realizimin e programit minimal pėr lejet e kėrkim-zbulimit vlerėsohet nga struktura pėrgjegjėse (SHGJSH) dhe miratohet nga ministri.

c-    Mėnyra e llogaritjes sė garancive financiare.

Mėnyra e llogaritjes sė garancive financiare pėr lejet minerare tė kėrkim-zbulimit bėhet sipas Udhėzimit tė Ministrit nr. 718, datė 03.10.2011 “Pėr mėnyrėn e vlerėsimit tė garancive financiare tė lejeve minerare”, aneksi 2 dhe aneksi 3.

d-   Kthimi i garancive financiare.

Kthimi i garancive financiare pėr lejet minerare tė kėrkim-zbulimit bėhet nė zbatim tė VKM nr. 741, datė 09.09.2015 “Pėr miratimin e formės, rasteve tė kthimit dhe mėnyrės sė llogaritjes tė garancive financiare pėr rehabilitimin e mjedisit, pėr realizimin e programit minimal tė punės dhe realizimin e investimit nė veprimtarinė minerare”, pikat I dhe II.

 

 

Pagesa e sipėrfaqes sė mbajtur gjatė vitit tė tretė tė lejes apo zgjatje afati

Nė fund tė vitit tė dytė zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit lė pjesė ose mban tė gjithė sipėrfaqen e zonės sė tij tė lejuar fillestare, me kushtin qė pėr sipėrfaqen e mbajtur, zotėruesi i lejes sė kėrkim-zbulimit duhet tė paguajė njė shumė qė llogaritet pėr ēdo kilometėr katror tė sipėrfaqes sė mbajtur pėr zhvillim veprimtarie minerare. Pagesa ėshtė 150 000 lekė pėr ēdo kilometėr katror. Zotėruesi i lejes minerare kėrkim-zbulimit ėshtė i detyruar tė kryejė pagesėn e mėsipėrme nė llogarinė pėrkatėse tė Ministrisė pėrgjegjėse (MIE). Kjo shumė paguhet nė datėn efektive tė fillimit tė vitit tė tretė tė afatit tė lejes sė kėrkim-zbulimit.

Gjatė ēdo viti tė zgjatjes sė afatit, llogaritur me datėn efektive tė lejes, zotėruesi i lejes minerare kėrkim-zbulimit ėshtė i detyruar tė kryejė nė llogarinė pėrkatėse tė Ministrisė pėrgjegjėse (MIE) pagesėn pėr sipėrfaqen e mbajtur tė zonės sė lejuar minerare pėr periudhėn e zgjatjes sė afatit. Pagesa ėshtė 150 000 lekė pėr ēdo kilometėr katror.

PLANET MINERARE TĖ MIRATUARA

Planet minerare 3 vjeēare.

1.    Plani minerar 3-vjeēar 2011-2014, miratuar me VKM nr. 347, datė 29.04.2011.

2.    Shtesa dhe ndryshime tė plani minerar 3-vjeēar 2011-2014, miratuar me VKM nr. 248, datė 2.05.2012.

3.    Plani minerar 3-vjeēar 2016-2018, miratuar me VKM nr. 726, datė 2.09.2015.

4.    Shtesa dhe ndryshime tė plani minerar 3-vjeēar 2016-2018, miratuar me VKM nr. 751, datė 26.10.2016.

5.    Plani minerar 3-vjeēar 2019-2021, miratuar me VKM nr. 664, datė 10.10.2019.

6.    VKM Nr. 380, date 01.06.2022 "Per miratimin e programit te veprimit 3-vjeēar per vitet 2022-2024 ne zbatim te strategjise minerare".

Planet minerare vjetore.

1.      Plani minerar vjetor viti 2014, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 107, datė 10.03.2014.

2.      Plani minerar vjetor viti 2015, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 63, datė 11.03.2015.

3.      Plani minerar vjetor viti 2015 shtesa 1, miratuar me U. Ministrit nr. 96, datė 7.04.2015.

4.      Plani minerar vjetor viti 2015 shtesa 2, miratuar me U. Ministrit nr. 186, datė 28.07.2015.

5.      Plani minerar vjetor viti 2015 shtesa 3, miratuar me U. Ministrit nr. 308, datė 21.12.2015.

6.      Plani minerar vjetor viti 2016, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 371, datė 09.11.2016.

7.      Plani minerar vjetor viti 2017, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 129, datė 05.04.2017.

8.      Plani minerar vjetor viti 2018, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 40, datė 12.01.2018.

9.      Plani minerar vjetor viti 2018 shtesa 1, miratuar me U. Ministrit nr. 40/1, datė 21.06.2018.

10.  Plani minerar vjetor viti 2019, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 441, datė 04.12.2019.

11.  Plani minerar vjetor viti 2021, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 462, datė 22.12.2021.

12.  Plani minerar vjetor viti 2022, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 157, datė 01.08.2022.

13.  Plani minerar vjetor viti 2023, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 287, datė 05.12.2022.

Pėrveē tė dhėnave tė mėsipėrme pėr planet minerare trevjeēare dhe planeve minerare vjetor, pėr informacione tė mėtejshme mund tė aksesohet faqja web e Ministrisė sė Infrastrukturės dhe Energjisė: https://www.infrastruktura.gov.al/planifikimi-minerar/

PROCEDURAT KONKURUESE

Zhvillimi i procedurave konkurruese pėr zonat minerare tė miratuara si tė tilla nė planin vjetor minerar bėhet nė Ministrinė e Infrastrukturės dhe Energjisė sipas pėrcaktimeve VKM nr. 320, datė 21.4.2011 “Pėr miratimin e procedurave e tė kritereve tė konkurrimit dhe tė afateve tė shqyrtimit tė kėrkesave pėr marrjen e lejeve minerare nė zonat konkurruese” ndryshuar me Vendim i KM_301_20.04.2016. Faqja web e Ministrisė sė Infrastrukturės dhe Energjisė https://www.infrastruktura.gov.al/procedurat-konkurruese-per-zonat-minerare/

 

LEJET MINERARE AKTIVE TĖ KĖRKIM-ZBULIMIT

LEJET MINERARE AKTIVE TĖ KĖRKIM ZBULIMIT.

 

Harta me lejet minerare (PDF)

1.        Harta e lejeve minerare tė kėrkim-zbulimit

2.        Harta e lejeve minerare tė shfrytėzimit dhe kėrkim-zbulimit