Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, një pjesë e aplikimeve për shërbimet që ofron Shërbimi Gjeologjik Shqiptar realizohen vetëm online përmes portalit e-Albania.
Në këtë kuadër, aktualisht, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar operon me aplikimet online për shërbimet e mëposhtme (kliko tek secili titull për tu drejtuar tek faqja e aplikimit):
1. Dhënie e dokumentacionit teknikgjeologo-minerar të arkivuar, etj
2. Harta të komponentëve të ndryshëm gjeologjikë
3. Oponenca për studime gjeologjike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike, ambientale
4. Studime në fushën e Gjeoshkencës
Subjektet që kërkojnë të kryejnë veprimtari minerare kërkim-zbulimi në Republikën e Shqipërisë duhet të kenë parasysh (klikoni këtu)
Të gjithë subjektet private ose shtetërore të cilët kërkojnë kryerjen e oponencës për studime hidrogjeologjike/hidrologjike duhet të veprojnë si më poshtë:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=140931- Fillimisht duhet të pajisen me hartën hidrogjeologjike të shkallës 1:25 000 që përmban zonën e studimit. Në këtë hartë, subjekti duhet të pasqyrojë objektet e ndërtimit dhe veprat ujore (puse, kaptazhe, stacione pompimi të ujit të pijshëm, tunele, galeri, transhe).
2 - Pas plotësimit të hartës sipas përshkrimit të bërë në pikën 1, studimi i plotë i shoqëruar me CD përkatëse dhe bashkangjitur hartën e plotësuar, do të dorëzohet në SHGJSH.
Njëkohësisht kryhet pagesa e oponencës.
Struktura e studimeve hidrogjeologjike dhe hidrologjike është përcaktuar sipas VKM Nr. 550, datë 15.7.2020 e cila ka hyre ne fuqi me date 20.07.2020 (Fletore Zyrtare Nr.135, date 20.07.2020) “Për miratimin e formularëve të kërkesës për miratimin, në parim, për dhënien me koncesion të përdorimit të burimit ujor, e lejes/autorizimit për përdorim burimi ujor, veprimtari ndërtimore në brigje, veprimtari në shtratin e burimit ujor, shkarkime të lëngshme, përdorimin dhe ripërdorimin e ujërave të përdorura, të ndotura, të dokumenteve shoqëruese, të procedurës së shqyrtimit e të vendimmarrjes, të formateve të lejes, të autorizimit, të kushteve të posaçme dhe të afateve të vlefshmërisë së tyre”
Të gjithë subjekteve private ose shtetërore të cilët kërkojnë kryerjen e oponencës për studime gjeologo-inxhinierike i sugjerojmë që këto studime të përgatiten sipas modelit të përgjithshëm, Aneksi 2 (klikoni këtu)
Të gjithë subjekteve private ose shtetërore të cilët kërkojnë kryerjen e oponencës për studime gjeologjike për shfrytëzimin e zhavorreve në shtratin e lumenjve dhe përrenjve në territorin e Republikës së Shqipërisë, i sugjerojmë që këto studime të përgatiten sipas modelit të përgjithshëm, që gjendet në linkun (klikoni këtu)