Memorandum i Bashkëpunimit ndërmjet
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Shërbimit Gjeologjik Slloven (GeoZS)
Memorandum i Bashkëpunimit mes Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Shërbimit Gjeologjik të Sllovenisë u nënshkrua nga Dr. Viktor Doda, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Dr. Miloš Bavec, Drejtori i GeoZS më 25.10.2022.
Memorandum i Bashkëpunimit mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Shërbimit Gjeologjik të Çekisë (CGS)
Memorandum i Bashkëpunimit mes Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Shërbimit Gjeologjik të Çekisë u nënshkrua nga Dr. Viktor Doda, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Dr. Zdeněk Venera, Drejtori i CGS më 25.10.2022.
Memorandum i Bashkëpunimit mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Shërbimit Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut (GSM)
Memorandum i Bashkëpunimit mes Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Shërbimit Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua nga Dr. Viktor Doda, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Dr. Kostadin Jovanov, Drejtori i GSM më 14.06.2017. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Shërbimit Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë në Shkup.
Memorandumi i emëruar "Memorandumi i Bashkëpunimit Shkencor mes Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Shërbimit Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë", ka në fokus aktivitete të përbashkëta dhe shkëmbimin e njohurive e eksperiencës në fushën e kërkimeve gjeologjike në terren në bazë të përfitimit të përbashkët reciprok. Palët do të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit në fushën e gjeoshkencave.
Memorandumi do mbetet në fuqi për një periudhë 5 (pesë) vjeçare, dhe mund të rinovohet në bazë të shprehjes së dëshirës së përbashkët.
Memorandum i Bashkëpunimit mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Shërbimit Gjeologjik të Kosovës (KSG)
Memorandum i Bashkëpunimit mes Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Shërbimit Gjeologjik të Kosovës u nënshkrua Dr. Viktor Doda, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Z. Fidaim Sahiti, Kryeshefi Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, më 12 Dhjetor 2016. Memorandumi u nënshkrua gjatë një ceremonie të zhvilluar në selinë e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, në Prishtinë.
Memorandumi do mbetet në fuqi për një periudhë 5 (pesë) vjeçare dhe parashikon një bashkëpunim të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët si ajo e kërkimit të mineraleve të dobishme dhe gjeologjisë regjionale. Memorandumi mund të zgjatet përtej periudhës së nënshkrimit në bazë të shprehjes së dëshirës së përbashkët nga të dy institucionet nënshkruese.
Memorandum i Bashkëpunimit Shkencor mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave
Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor Doda, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Prof. Dr. Përparim Hoxha, Dekan i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Tiranë, do të ketë një kohëzgjatje 5 (pesë) vjeçare dhe ka për qëllim bashkëpunimin e të dy palëve në fushat e mëposhtme:
- Botimi i përbashkët i periodikut shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike"
- Organizim eventesh të përbashkëta shkencore në nivel kombëtar e ndërkombëtar
- Shkëmbim të njohurive shkencore
- Ndërmarrje projektesh të përbashkëta të rëndësisë kombëtare, dhe në kuadrin e programeve kërkimore të BE
- Mbështetje reciproke për diplomantët, specializantët dhe doktorantët
- Angazhim i përbashkët i stafeve për propozimin e strategjive afatgjata të zhvillimit të gjeologjisë
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Bashkëpunimi në planin rajonal
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka një bashkëpunim shumëvjeçar në planin rajonal me shërbimet gjeologjike të vendeve të rajonit përfshirë shërbimet gjeologjike të Kosovës, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, dhe Greqisë.
Bashkëpunimi ka qenë në fusha të përbashkëta të veprimtarisë së këtyre institucioneve si hartografimi dhe korrelimi gjeologjik, kërkim-vlerësimi dhe menaxhimi i ujërave të pijshëm, gjeologjia detare, konsultime për probleme të ndryshme gjeologjike, mjedisore etj.
Marrëveshje për Shfrytëzimin e ndërsjellë të arkivave mes
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Marrëveshja u nënshkrua nga Dr. Viktor Doda, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Z. Elion Semanaj, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, afirmon vullnetin e mirë dhe vendosmërinë për të promovuar mirëfunksionimin e institucioneve nëpërmjet bashkëpunimit nëpërmjet tyre.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të dy institucionet i venë njëri-tjetrit në dispozicion arkivat e tyre për shfrytëzim pa pagesë.
Marrëveshja hyn në fuqi në Maj të vitit 2014, ka afat të papërcaktuar dhe garanton të drejtën e të dy institucioneve për akses në arkivat respektive, me qëllim shfrytëzimin e materialeve për "Sektorin Minerar".
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Memorandumi u nënshkrua nga Dr. Viktor Doda, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Znj. Arta Dollani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet
Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe
Instituti Kombëtare i Trashëgimisë Kulturare
Memorandumi u nënshkrua nga Dr. Viktor Doda, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Znj. Rudina Zoto, Drejtor i Përgjithshëm i Instituti Kombëtare i Trashëgimisë Kulturaret.