Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ushtron aktivitetin e tij në fushën e gjeoshkencave, në bazë të ligjit Nr. 111/2015, datë 15.10.2015, “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”, i cili rregullon marrëdhëniet ndërmjet këtij institucioni dhe sektorëve publik e privat, për nxitjen e shfrytëzimit të resurseve minerare në përfitim maksimal të publikut. Sipas Rregullores “Për Funksionimin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar”, të miratuar me Urdhër Nr. 88, datë 22.02.2016, nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, ka statusin juridik si "institucion këshillimor, teknik dhe shkencor i shtetit, person juridik publik, buxhetor, i cili kryen veprimtari në fushën e shkencave të tokës në territorin e Republikës së Shqipërisë".
Ky institucion i ka fillimet në vitin 1922 , kur u krijua Zyra Gjeologjike, pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Punëve Botërore.
Me 101 vitet e ekzistencës së tij, SH.GJ.SH. mund të konsiderohet institucioni më i vjetër i vendit tonë.
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtar me të drejta të plota që fillim të vitit 2015, në Organizatën e Shërbimeve Gjeologjike Evropianë (EGS). Me këtë anëtarësim, SHGJSH ka të drejtën e vendimmarrjes në këtë organizëm, kjo ndikon në fuqizimin e institucionit dhe përfshirjen në projektet me financim nga KE.

Kontakti