Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë në takimin e partnerve në kuadër të projektit EMODnet, i përfaqësuar nga Z.Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm dhe një grup specialistësh.
Ky takim i suksesshëm i ndarë në sesione u zhvillua përgjatë 3 ditëve në sallën Eigtveds Pakhus, Kopenhagen, ku morën pjesë 32 shtete partnere.
Dita 1 u fokusua në harmonizimin e të dhënave në databazën e përbashkët Europiane duke krijuar një bazë të qëndrueshme për punën e ardhshme.
Dita 2 iu dedikua punës në grupe sipas paketave përkatëse dhe dëgjimit të një diversitet me prezantime dhe diskutime rreth karbonit në det.
,
Këto prezantime u realizuan nga drejtuesit e paketave të punës dhe partnerët të përfaqësuara nga: Simeon Archer-Rand, Nicola Dakin, Gunay Çifci, Anxhela Dervishi).
Në kuadër të realizimit të paketave të punës, nga ana e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar u prezantua: “ Metodologjitë dhe kontibutin e Shqipërisë në projektin EMDOnet ’’.
Dita 3 u përqëndrua në bashkëpunimin e mëtejshëm me #ICES dhe projekte të tjera ndërkombëtare si #EDITO dhe #SUBNORDICA.
Në këtë fazë të re të projektit, elementi i karbonit do të jetë dominues dhe kryesisht Karboni Blu, ku do të japim një kontribut të rëndësishëm nëpërmjet kampionmarrjes së sedimenteve dhe analizimit të tyre pranë laboratorit të SHGJSH-së.