Drejtore e Financës dhe Shërbimeve

Tirana, AL

Nafie.Gjapi@gsa.gov.al




Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve

  • Administron veprimtarinë e brendshme ekonomiko-financiare të ShGjSh konform akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e rregullave të menaxhimit të Buxhetit, për organizimin e drejtimit të veprimtarisë ekonomiko-financiare të Institucionit.
  • Siguron dhe menaxhon Prokurimet, lidhjen e kontratave, zbatimin e tyre.
  • Menaxhon shërbimet ndihmëse dhe administrative.
  • Rregullon administrimin e burimeve njerëzore.
  • Ne bashkëpunim me Drejtorinë e Programim Zhvillimit përpunon dhe paraqet në kohë Projekt-Programin e Financimit për vitin pasardhës.
  • Me miratimin e Financimit Buxhetor të vlerës së financimit (shpenzime korente dhe investime) në bashkëpunim me Drejtorinë e Programim Zhvillimit prëgatisin preventivat për çdo projekt.
  • Bashkëpunon me Drejtoritë e METE për problemet ekonomiko-financiare të Institucionit.
  • Siglon çdo material për veprimtarinë ekonomiko-financiare që del nga kjo Drejtori dhe dërgohet për miratim Drejtorit të Përgjthshëm.
  • Zbaton detyra të tjera që jep Drejtori i Përgjithshëm.
Drejtoria përbëhet nga dy sektorë:

Sektori i Financës, Buxhetit dhe Burimeve Njerëzore

Organizon, kontrollon dhe përpunon të gjitha veprimet kontabël me njësitë, harton bilancin kontabël me anekset përkatës.
Ndjek çeljen e fondeve të investimeve me Dikasterin, degën e thesarit, përgatit analiza për financën, kontabilitetin e buxhetin e SH.GJ.SH, ndjek lëvizjen e personelit.

Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës

Përgatit paketën e akteve ligjore e nënligjore në kuadër të veprimtarisë së SH.GJ.SH. Siguron mbështetjen ekonomike-juridike për kontrata të ndryshme apo marrëveshje me të tretë, Mban dokumentacionin e prokurimeve, përfaqëson me prokurë të veçante titullarin e institucionit në gjyqe e arbitrazhe, ndjek, organizon, dhe përgjigjet për furnizimet me materiale, për shërbimet e ndryshme, privatizimin etj, harton dokumentacionin për tenderat dhe ankandet.