Prezantimi i Hartës së Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë të Shqipërisë



Në datën 18 nëntor 2024, në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar u prezantua “Harta e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë të Shqipërisë”, nga Prof. Dr. Arjan Beqiraj dhe bashkëautorë, Prof. Asoc. Dr. Duljan Zeqiraj (FGJM) dhe Prof. Dr. Fran Gjoka (UBT).
“Harta e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë të Shqipërisë” është ndërtuar nga një grup kërkimor i Universitetit Politeknik të Tiranës (Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave) në bashkëpunim me kërkues të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës.





Në fjalën e tij, z. Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar falenderoi profesorët për prezantimin dhe punën e bërë në ndërtimin e kësaj harte, të cilën e konsideroi si një produkt novator dhe shumë të domosdoshëm në punën që zhvillohet në institucionet që trajtojnë dhe studiojnë ujërat nëntokësore.





Gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve të arsimit të lartë dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim jo vetëm të ketë vazhdimësi por edhe të zgjerohet në fushat e tjera të gjeoshkencës.