Gjatë punimeve fushore të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, në lagunën e Karavastasë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm z.Adrian Bylyku u realizua monitorimi dhe batimetria e lagunës, me instrumentat Sonarmite Single Echo Sounder dhe dron. Laguna e Karavastasë është e formuar nga depozitimet aluviale të lumenjve dhe akumulimi i rërave bregdetare
Një ndër lagunat më të mëdha me sipërfaqe 4330 ha.Tipare kryesore gjeologjike ka sedimentet aluviale, dunat ranore dhe tokat mocalore dhe torfe. Grykëderdhjet e lumenjve kanë pësuar ndryshime ndër vite dhe kjo ka ndikuar në cektësimin e lagunës, për shkak të mbushjes me sedimente të natyrës argjilo-ranore.
Gjatë monitorimit u evidentuan problematika që lidhen me ujë- këmbimin det-lagunë dhe mungesa e oksigjenimit të lagunës që ndikojnë në rritjen e eutrofikimit.
U realizua takim me Drejtorin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në Parkun e Karavastasë, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin ndërinstitucional në lidhje me dhënien e rekomandimeve të duhura nga ekspertë të dy institucioneve, për përmirësimin e gjendjes së lagunës.