MIRATOHEN PROJEKTET E SHGJSH-SË PËR VITIN 2024

Tiranë, 22-24 maj 2024

Mbledhje të Këshillit Teknik Shkencor për miratimin e projekteve të vitit 2024

Në datat 22-24 maj 2024 Këshilli Teknik Shkencor (KTSH) zhvilloi mbledhjet për miratimin e projekteve për vitin 2024. Secili nga drejtuesit e projekteve prezantoi para KTSH objektivat dhe programin e punës për vitin 2024.
Në ditën e pare të mbledhjes, datë 22.05.2024, KTSH shqyrtoi dhe miratoi projektet e Drejtorisë së Gjeologjisë, Burimeve Minerale dhe Gjeoinformatizimit, konkretisht:

I – 1: “Marrëdhëniet e serpentiniteve me shkëmbinjtë rrethues, në lindje dhe perëndim të zonës tektonike Mirdita”;
I – 2: “Saktësime dhe plotësime të hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Gjeologji) sipas planshetave në shkallë 1:25 000”;
I – 3: “Dokumentimi, rivlerësimi i ndërtimit gjeologjik të veprave ku kryhen punime gjeologo inxhinierike dhe punime minerare kapitale”;
I – 4: “Ndikimi i fenomeneve gjeologjike në mjedis ne Qarkun Korçë”;
II – 1: “Vlerësimi i mineraleve të çmuar dhe mineraleve të tokave të rralla në Republikën e Shqipërisë”;
II – 2: “Detyrat e SHGJSH-së në dhënien e lejeve minerare të kërkim-zbulimit dhe mbikëqyrjen e aktivitetit minerar përkatës, në zbatim të ligjit Nr. 10304 datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”;
II – 3: “Vlerësimi i mineraleve dhe lëndëve të para kritike në Shqipëri”;
II – 4: “Rivlerësimi i potencialit mineralmbajtës në shkëmbinjtë magmatikë të zonës Pogradec-Korçë-Kolonjë, për mineralizimet e kromit, bakrit dhe mineraleve të tjerë, rekomandimi i shesheve të reja perspektive për kërkim-zbulim”;
VII – 1: “Gjeoinformatizimi i dokumentacionit gjeologjik të SHGJSH-së dhe dixhitalizimi i dokumentacionit të Arkivit Qendror Teknik të Gjeologjisë”.

Në ditën e dytë të mbledhjes, datë 23.05.2024, KTSH shqyrtoi dhe miratoi projektet e Drejtorisë së Hidrogjeologjisë, Gjeologjisë Detare dhe Drejtorisë së Laboratorit të Analizave Kimike, konkretisht:
III – 1: “Monitorimi dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i ujërave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtës të Shqipërisë”;
III – 2: “Ndërtimi i hartave hidrogjeologjike në shkallë 1:25 000 sipas planshetave dhe përditësimi i planshetave për Qarkun Elbasan”;
III – 3: “Monitorimi gjeologjik në rrjedhjen e mesme dhe të poshtme të lumenjve Drini i Zi dhe Seman, propozimi i masave për mënjanimin e pasojave”;
III – 4: “Identifikimi i trupave ujorë nëntokësorë në akuiferët e basenit të Vjosës”;
III – 5: “Përcaktimi i zonave të mbrojtjes sanitare në akuiferët porozë e karbonatikë të Shqipërisë” Akuiferi poroz i Vjosës (Stacioni i Kafaraj, Novoselë);
VI-1: “Ndërtimi i hartës gjeologjike detare të rajonit të Gjirit të Drinit (Rajoni Velipojë - Kepi i Rodonit) në shkallë 1:25 000”;
VI-2: “Monitorimi i hapësirës bregdetare të deteve Adriatik dhe Jon, vlerësimi i regjimit të lagunave në shkallë 1 : 50 000”;
EMODnet: “Rrjeti Europian i të dhënave dhe observimeve detare”.
IX – 1: “Analizimi i ujërave, shkëmbinjve, mineraleve dhe mikroelementeve. Menaxhimi i sistemit të cilësisë sipas standardit ISO 17025:2017”.

Në ditën e tretë të mbledhjes, datë 24.05.2024, KTSH shqyrtoi dhe miratoi projektet e Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë, Drejtorisë së Hidrokarbureve dhe Drejtorisë së Programim-Zhvillimit, konkretisht:
IV – 1: “Studimi i perspektivës naftëgazmbajtëse në rajonin Bolenë-Borsh-Lukovë për vlerësimin e strukturave më të favorshme për hidrokarbure”;
V – 1: “Vlerësimi e monitorimi i fenomeneve gjeodinamike të digave të rezervuarëve ujëmbajtës dhe të rrëshqitjes së Poravit me metoda gjeologo – inxhinierike dhe gjeofizike”;
V – 2: “Përpilimi i hartave gjeologo – inxhinierike sipas planshetave në shkallë 1: 25 000 dhe hartimi i databazës së rrëshqitjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë”;
VIII – 1: “Studime gjeologo – inxhinierike e hidrogjeologjike, emergjente. Ndjekja dhe evidentimi i punëve me të tretët”;
VIII – 2: “Pjesëmarrja e SHGJSH-së në aktivitete me EGS, institucione homologe, projekte me financime nga jashtë SHGJSH-së dhe Publikime”;
GSEU: “Një Shërbim Gjeologjik Për Evropën (A Geological Service for Europe)”.

Në periudhën maj-shtator të gjithë drejtoritë aplikative do të zhvillojnë fazën e punimeve fushore sipas projekteve dhe planit të miratuar gjatë mbledhjeve të KTSH. Kryesisht punimet fushore gjatë vitit 2024 do të mbulojnë:

  • - gjeologji regjionale, vepra kapitale, gjeomjedis;
  • - lëndët e para strategjike dhe kritike;
  • - monitorimin e ujërave nëntokësore dhe monitorimin gjeologjik të lumenjve;
  • - punime mbi saktësimin e ndërtimit gjeologjik në pjesën detare dhe monitorimi i vijës bregore dhe regjimit të lagunave;
  • - monitorimin i rrëshqitjeve, digave, punime gjeofizike, rajonizim gjeologo-inxhinierik;
  • - punime për dhënien e perspektivës naftë-gazmbajtëse në Shqipëri;