Pjesëmarrja e SHGJSH-së në Javën e Energjisë së Qëndrueshme të UNECE-së 2026

Gjenevë, Zvicër, 28 Shtator - 01 Tetor 2026

Në datat 28 shtator – 1 tetor 2026, në Palais des Nations, Gjenevë, Zvicër, u zhvillua Java e Energjisë së Qëndrueshme e UNECE-së 2026, ku Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Adrian Bylyku. Në kuadër të aktivitetit u zhvillua Sesioni i 13-të i Grupit të Ekspertëve për Energjinë e Rinovueshme (GERE-13), më 28–29 shtator, ku u diskutuan zhvillimi i burimeve të rinovueshme, infrastruktura energjetike, financimi i tranzicionit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Punimet vijuan me Sesioni e 35-të të Komitetit për Energjinë e Qëndrueshme (CSE-35), më 30 shtator – 1 tetor.


Në cilësinë e Vice-Chair të Grupit të Ekspertëve për Energjinë e Rinovueshme (GERE), z. Adrian Bylyku mori pjesë në diskutime dhe në shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjatë aktivitetit u diskutuan mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, me interes të veçantë për SHGJSH-në në fushat e energjisë gjeotermale, hidrogjenit natyror, burimeve minerare dhe informacionit gjeologjik.



Pjesëmarrja e SHGJSH-së në këtë aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe përafrimin e praktikave të institucionit me zhvillimet dhe standardet ndërkombëtare në fushën e energjisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.