Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë ne takimin e zhvilluar në kuadër të projektit EMODnet “Rrjeti Evropian i të dhënave dhe observimeve detare”, EMODnet - Gjeologji (faza e gjashtë)
Delegacioni Shqiptar u përfaqësua nga anëtaret e Emodnet - Albania, z. Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe drejtuesit e këtij projekti.
Projekti Emodnet-Gjeologji jep informacione gjeologjike detare për të gjithë detet evropiane, me një në shkallë të gjerë aplikimi.
Projekti koordinohet nga Shërbimi Gjeologjik i Finlandës (GTK) dhe marrin pjesë të gjithë Shërbimet Gjeologjike të Evropës.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte zhvillimi i sesioneve për detyrat e paketave të punës WP1, WP2, WP3, WP4, WP5, WP6, WP7, WP8.
Çështjet kryesore që u diskutuan në takim ndër të tjera ishin të dhënat e reja për karbonin organik në sedimentet detare, gjeologjinë e shtresave të substratit detar, përditësimin e të dhënave për shtratin e detit, sjelljen e bregdetit(migrimi), ngjarjet gjeologjike(tërmetet) si dhe formën e re të klasifikimit të mineraleve(lëndëve të para minerale detare) etj.
EMODnet mbetet një nga projektet më të rëndësishme për bashkëpunimin me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar i cili kontribuon me të dhëna te reja për në plotësimin e data bazës e të dhënave të bregdetit Shqiptar dhe për gjithë Evropën.