Fushata vjetore e punimeve fushore në fushën e gjeologjisë detare në bregdetin shqiptar

Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar sëbashku me anëtarët projektit Emodnet (Rrjeti Europian i të Dhënave Detare) kryen vrojtime dhe punime në deltat e lumenjve Bunë, Drin, Mat dhe Ishëm. Qëllimi i këtyre punimeve ishte konturimi i deltave dhe grykëderdhjeve të lumenjve i cili u realizua me pajisjen Sonarmite dhe dron.





Gjatë punimeve në deltën e brendshme dhe të jashtme u vrojtua një ulje e sasisë së prurjeve të lumenjve, përveç grykëderdhjes së Bunës e cila ka prurje të larta. Në aspektin e vulnerabilitetit të vijës bregdetare në zonat e grykëderdhjes së lumenjve u identifikua, prani e lartë e erozionit në grykëderdhjen e Drinit dhe akumulim pranë grykëderdhjes së Matit. Grykëderdhja e Ishmit rezulton zonë problematike me nivel të lartë të ndotjes, ku u evidentuan dhe elementë të geohazard (rreziku gjeologjik). Për shkak të ndotjes së lumit Ishëm nga mbetjet urbane, kjo zonë duhet të monitorohet në vazhdim.





Problematikat e evidentuara janë një alarm për gjendjen e këtyre ekosistemeve, të cilat kërkojnë ndërmarrjen e masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe rikthimin e stabilitetit të tyre në mënyrë që dëmet të mos jenë të përhershme.