TAKIM I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHGJSH-SË
ME GRUPIN E EKSPERTËVE TË EuroGeoSurveys DHE GSEU

Budapest, 8-11 Prill 2024

Takim me Grupin e Ekspertëve për kapacitetet Gjeoenergjitike

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Adrian Bylyku ishte pjesë e takimit të grupit të ekspertëve për gjeoenergjinë të EGS dhe të WP3 “Energjinë gjeotermale dhe inventari i magazinimit nëntokësor” i cili u zhvillua në datat 8-11 Prill 2024 në Budapest (Hungari).

Vlerësimi ikapacitevegjeoenergjitike dhe ndërtimi i atlasi pan-Evropian si dhe në vlerësimin e kapacitetit për magazinimin e CO2 në Evropë është një ndër objektivat aktuale të projektit.

Përmirësimet në status quo-në aktuale do të bazohen në një kornizë më gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar për vlerësimin e burimeve, zgjerimin e grupeve të të dhënave të parametrave përmes vlerësimeve të reja kombëtare, identifikimin e boshllëqeve të informacionit për përmirësimet e ardhshme dhe përfshirjen e burimeve dhe kapaciteteve të reja në lidhje me ambiciet e Marrëveshjes së Gjelbër të Evropës.

Një inventar i bazave të të dhënave për Kapacitetet e Qëndrueshme Gjeoenergjetike (SGEC) do të krijohet për të zhvilluar një pikë të vetme aksesi në serverat kombëtar ekzistues (dhe të ardhshëm) dhe bazat e të dhënave të informacionit të detajuar gjeologjik rreth SGEC. Platforma do të integrohet në platformën EGDI(Infrastruktura Evropiane për të Dhënat Gjeologjike).

Një Atlas Pan-Europian në internet i Kapaciteteve të Qëndrueshme Gjeoenergjetike me harta të harmonizuara dhe të përgjithësuara të shpërndarjes dhe baza të të dhënave të potencialeve të njohura të SGEC do të krijohet si bazë për atlasin Pan-Europianonline.

Një qendër njohurish dhe kompetencash për kapacitete të qëndrueshme gjeoenergjetike do të krijohet me informacion dhe mjete që mbështesin vlerësimin e harmonizuar të SGEC në Evropë. Gjithashtu do të punohet për ngritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimi strategjik.