WORKOSHP I NIVELIT TË LARTË
“Zbatimi i Klasifikimit Kuadër të Kombeve të Bashkuara
për Burimet (UNFC) në Evropën Juglindore”

Beograd, 4-5 korrik 2024

Në datat 4-5 korrik 2024, Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH, Adrian Bylyku ishte i pranishëm në workoshpin e nivelit të lartë “Zbatimi i Klasifikimit Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Burimet (UNFC) në Evropën Juglindore”, në Beograd, Serbi, i organizuar nën kujdesin e #UNECE, Shërbimit Gjeologjik të Serbisë, Ministrisë së Minierave dhe Energjisë së Serbisë, #DGGROW dhe Horizon Europe të Shërbimit Gjeologjik për Evropën (#GSEU).

Ky workshop mblodhi përfaqësues kombëtarë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Rumania dhe është një hap i parë drejt sigurimit të përafrimit të sistemeve të klasifikimit të lëndëve të para me UNFC, në vendet e Evropës Juglindore.

Diskutimet theksuan rëndësinë e vendimmarrjes dhe formulimit të politikave në sigurimin e zinxhirëve të furnizimit të qëndrueshëm për Lëndët e Para Kritike. Miratimi i UNFC-së qëndron si një mjet thelbësor për të siguruar që BE-ja të përmbushë qëllimet e saj të qëndrueshmërisë përmes të dhënave të harmonizuara dhe vendimmarrjes së qëndrueshme.