🌍 AIMS: Nga bashkëpunimi ndërkombëtar te zbatimi në terren


📍 Nga Ankona në Blinisht, Mirditë Bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i ekspertizës dhe përdorimi i teknologjive inovative janë në themel të projektit AIMS, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit Interreg IPA ADRION.
Takimet e partnerëve në Ankona, Itali, shënuan një etapë të rëndësishme të bashkëpunimit, duke krijuar hapësirën për diskutimin e objektivave të përbashkëta, aktiviteteve të projektit dhe qasjeve inovative për monitorimin dhe parashikimin e hershëm të rrëshqitjeve të tokës.






🇦🇱 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH), si partner i projektit, kontribuon me ekspertizën e tij në vlerësimin e rreziqeve gjeologjike dhe në zbatimin e aktiviteteve pilot në zonën e Blinishtit, Mirditë.
Nga diskutimet ndërmjet partnerëve te puna konkrete në terren, AIMS synon të ndërthurë njohuritë gjeologjike, sistemet e monitorimit dhe analizën e të dhënave me teknologjitë e inteligjencës artificiale, në funksion të një menaxhimi më efektiv të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës.



📸 Në këto fotografi rikthehemi te takimi i partnerëve në Ankona, si pjesë e rrugëtimit të përbashkët të projektit.
📢 Në publikimet e ardhshme do të prezantojmë më nga afër aktivitetet e SHGJSH në kuadër të projektit AIMS dhe punën në zonën pilot të Blinishtit.
🇪🇺 Projekti AIMS bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit Interreg IPA ADRION.