Më 21–22 Maj 2025, në ambientet e Hotel Tirana International, u zhvillua “Dialogu i Parë i Komunitetit të Lëndëve të Para në Shqipëri”, me fokus në sfidat dhe perspektivat e sektorit të minierave në kuadër të Aktit për Lëndët e Para Kritike të BE-së (CRM Act).
Aktiviteti dyditor u organizua nga EIT RawMaterials Regional Innovation Centre, në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Tiranë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe projektin Hubs4Circularity.
Ndër pjesëmarrësit kryesorë ishin përfaqësues të institucioneve qeveritare, akademikë, kompani vendase dhe ndërkombëtare, si dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, i përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Adrian Bylyku, i cili kontribuoi në diskutimet mbi potencialin e burimeve minerare në Shqipëri.
Pjesëmarrja e Shërbimit Gjeologjik është thelbësore pasi ky institucion luan një rol kyç në hartëzimin, studimin dhe vlerësimin e burimeve minerare të vendit. Angazhimi aktiv në këtë dialog i jep mundësi institucionit të kontribuojë me ekspertizë shkencore, të përforcojë bashkëpunimin me partnerë evropianë dhe të ndihmojë në përafrimin e politikave dhe praktikave me standardet e Bashkimit Evropian