Gjatë punimeve fushore të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, në lagunën e Patokut,
së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm z.Adrian Bylyku u realizua monitorimi dhe batimetria e lagunës, me instrumentat Sonarmite Single Echo Sounder dhe dron.
Laguna e Patokut ndodhet ndërmjet lumit Mat në Veri dhe lumit Ishëm në Jug, ky kompleks lagunor është i përbërë nga një shumëllojshmëri e lartë habitatesh dhe përfshin lagunën e brendshme dhe të jashtme me sipërfaqe prej (480 ha).
E krijuar gjatë periudhës së Holocenit, kjo zonë karakterizohet nga një dinamizëm i lartë gjeomorfologjik.
E gjithë zona është e rrafshët dhe karakterizohet nga një proces intensiv tektonik dhe ujëra të shumtë nëntokësore. Procesi natyror i zhvillimit të lagunës i detyrohet 3 faktorëve kryesorë: regjimit të lumit Ishëm, regjimit të lumit Mat dhe regjimit talasografik.
● Komunikimi me detin realizohet nëpërmjet 3 kanaleve, gjatë monitorimit evidentuam komunikim të qëndrueshëm me detin dhe me lumin Mat, element thelbësor për stabilitetin e ekosistemit lagunor