MINEX Kazakhstan 2026

15- 16 Prill 2026


Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë në forumin e organizuar nga Minex Kazakhstan, i përfaqësuar nga Z.Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm.
Edicioni i vitit 2026 i cili u zhvillua në datat 15–16 prill kishte në fokus temën “Kazakhstan’s Mineral Resources: Reforming for Value in a Multi-Vector Reality”, duke reflektuar nevojën për reforma të thella në menaxhimin e burimeve natyrore dhe për rritjen e vlerës së tyre në një kontekst global.

Ky takim përfaqëson një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e industrisë minerare dhe eksplorimit gjeologjik me pjesëmarrjen e ekspertëve nga gjithe bota. Diskutimet u përqendruan në mënyrat se si vendet prodhuese të mineraleve mund të rrisin efikasitetin, transparencën dhe qëndrueshmërinë, duke tërhequr njëkohësisht investime të huaja dhe duke zhvilluar teknologji të avancuara për eksplorim dhe shfrytëzim.
Një komponent i rëndësishëm i MINEX Kazakhstan 2026 ishte edhe ekspozita teknologjike, ku kompani nga vende të ndryshme te botes prezantojnë zgjidhje të reja në fushën e gjeologjisë, kërkim-zbulimit te vendburimeve minerale, gjeoinformatikës dhe menaxhimit efikas të burimeve minerale.
Kjo krijon një mundësi të veçantë për bashkëpunime konkrete dhe për transferim njohurish ndërmjet vendeve dhe institucioneve pjesëmarrëse.