Në datat 15-17 tetor 2024, Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ishte pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme e 57-të e Drejtorëve të EuroGeoSurveys dhe në eventin e projektit GSEU për prezantimin e Agjendës Strategjike të Kërkimit dhe Inovacionit.
Shërbimet Gjeologjike anëtare të EuroGeoSurveys po bëhen një faktor impakti në EU për konkretizimin e Aktit të Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike si dhe për Net Zero IndustryAct, këto në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër.
Në workshopin e Drejtorëve të EuroGeoSurveys fokusi i diskutimeve me panelin e ekspertëve të Komisionit Europian (KE) ishte mbi Partneritete në fushën e Gjeoshkencave për një të ardhme të qëndrueshme. Ekspertët e KE theksuan rëndësinë e kontributit të Shërbimeve Gjeologjike Evropiane, si dhe prezantuan në trajtë të përgjithshme nismat e reja të KE në këtë fushë si në politikëbërje por edhe në partneritetet e mundshme që do të jenë pjesë e programit HorizonEurope
Agjenda Strategjike e Kërkimit dhe Inovacionit (SRIA) përcakton se si Shërbimet Gjeologjike të Evropës synojnë të zhvillojnë në bashkëpunim kërkimin evropian në fushën e gjeoshkencës, duke u mbështetur në rolet e tyre kyçe që lidhin gjeoshkencën në nivel kombëtar dhe evropian me politikën, industrinë, akademinë, dhe shoqëria.
Nëpërmjet kësaj SRIA, qëllimi është të kontribuohet në zbatimin e politikave evropiane dhe të arrihet një e ardhme e qëndrueshme përmes një Shërbimi Gjeologjik të përbashkët për Evropën.