Kryen studime përgjithësuese mbi gjendjen dhe perspektivën e pasurive minerare, vlerësimin e rivlerësimin e rezervave të mineraleve metalorë, jometalorë, mineraleve ndërtimorë, lëndëve djegëse të ngurta, ndërtimin e bazës së të dhënave për to.
Harton projekte kërkim-zbulimi, harta të veprimtarive minerare për kërkim-zbulimin e mineraleve metalorë, jometalorë, mineraleve radioaktivë, mineraleve ndërtimorë, lëndëve djegëse të ngurta.
Ndërton harta të pasurive minerale të të gjitha shkallëve për të gjithë llojet e mineraleve
Jep mendime e rekomandime për zhvillimin e strategjisë minerare.
Bën promovime dhe prezantime të studimeve të hartave mbi pasuritë minerale, gjeomonumentet, gjeoparqet para institucioneve qendrore e lokale.
Shqyrtimin e plotësimit e kushteve të dhënies së lejeve minerare të kërkim-zbulimit, shqyrtimin e plotësimit të kushteve për shtyrje afati të lejeve minerare të kërkim-zbulimit, shqyrtimin e informacioneve 3-mujore, vjetore, planeve vjetore të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit
Kryen akt-verifikimin e zonës minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalorë, jometalorë, qymyret e bitumet, mineralet radioaktive, si dhe mineraleve ndërtimorë për zonat e hapura dhe konkurruese.
Bën oponencën e projektit të zhvillimit të veprimtarive minerare të kërkim-zbulimit, të planit të rehabilitimit, vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe planit të rehabilitimit të zonës minerare për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
Vlerëson raportin përfundimtar të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit, realizimin e programit minimal të punës, investimeve, punimeve gjeologjike të realizuara, rezervave të zbuluara në sasi e cilësi, operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit, menaxhimin e mbetjeve minerare në përputhje me detyrimet planifikuara e miratuara për lejen.
Mbikëqyr respektimin nga titullari i lejes të kushteve të lejes së kërkim-zbulimit dhe të normave të detyrueshme të legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare.
Kryen inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të ligjit minerar, lë detyra, merr masa administrative, propozon marrjen e tyre nga Ministri, si pezullimin e punimeve të veprimtarisë minerare deri në ndalimin e veprimtarisë, heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit.
Kërkon informacion nga zotëruesi i lejes sa herë e vlerëson që ai përdor praktika të dëmshme të kërkim-zbulimit të mineraleve, për respektimin e standardeve mjedisore sipas legjislacionit në fuqi, apo drejton operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e miratuar, si dhe për çdo të dhënë tjetër për të llogaritur detyrimet financiare që ka zotëruesi i lejes sipas ligjit.
Raporton në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për kontrollin e zbatimit të legjislacionit minerar për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
Drejtoria përbëhet nga dy sektorë:
Sektori i Vendburimeve të Mineraleve
Bën vlerësime prognoze të vendburimeve dhe objekteve të ndryshme për gjithë mineralet metalorë, jometalore, mineralet ndërtimorë, radioaktive, mineraleve të çmuara, lëndëve djegëse të ngurta.
Bën vlerësimin dhe rivlerësimin e projekteve të kërkim-zbulimit.
Studion zonat ndërmjetëse dhe krahët e vendburimeve.
Përpunon kriteret dhe ligjësitë bazë të përhapjes së gjithë llojeve të vendburimeve të mineraleve
Bën standardizimin e rezervave, modelime të vendburimeve të mineraleve metalorë, jometalorë, radioaktivë, mineraleve të çmuara, ndërtimorë dhe lëndëve djegëse të ngurta.
Ndërton harta të pasurive minerale të shkallëve të ndryshme për të gjithë llojet e mineraleve.
Propozon alternative te reja kërkimi e shfrytëzimi te mineraleve.
Përpunon kriteret e zhvillimit të qëndrueshëm për resurset minerare sipas kritereve e kërkesave të sotme.
Bën azhurnime të dhënash për vendburimet të ndryshme minerare.
Përgatit paketa komerciale për lëndë të para minerale të cilat paraqesin interes për subjekte të ndryshme për leje kërkimi dhe kërkim-zbulimi.
Përpilon projekte prognoze, projekte kërkim-zbulim për subjektet të ndryshëm.
Sektori i Monitorimit të Lejeve të Kërkim-Zbulimit
Ndërton hartat e veprimtarive minerare për kërkim-zbulimin e mineraleve.
Kryen akt-verifikimin e lejes së kërkim-zbulimit për zonat e hapura dhe konkurruese.
Shqyrton plotësimin e kushteve të lejimit për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
Vlerëson projektet e zhvillimit të veprimtarisë minerare për lejet e kërkim-zbulimit.
Vlerëson garancitë financiare, programin minimal të punës, planin e rehabilitimit të mjedisit për lejet e kërkim-zbulimit.
Kryen monitorimin periodik të aktivitetit minerar të kërkim-zbulimit në lejet minerare aktive.
Shqyrton informacionet 3 mujore, vjetore, planet vjetore të punës të ardhura nga subjektet, mbi ecurinë e aktivitetit minerar për lejet minerare të kërkim-zbulimit.
Bën promovimin e zonave minerare të kërkim-zbulimit, mbështetur në hartën minerale digjitale.
Vlerëson studimin përfundimtar, realizimin e programit minimal të punës, planit investimeve, gjithë treguesit teknikë, realizimin e rehabilitimit mjedisor të zonës.
Përpilon informacionet 3 mujore, vjetore mbi ecurinë e aktivitetit minerar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.