Serbeze BAJRAKTARI
Drejtore e Laboratorit të Analizave Kimike
Tirana, AL
Serbeze.Bajraktari@gsa.gov.al
Drejtoria e Laboratorit të Analizave Kimike
Kryen analiza kimike për lëndë para dhe ujra për nevojat e studimeve të ShGjSh, për persona dhe kompani private.
Punë studimore-tematike për qëllimet e veprimtarisë së tij analitike si dhe shërben si Laborator Arbitrazhi.
Përpunimin e provave për analiza kimike dhe për përcaktime petrografike e mineralogjike.
Synon plotësimin e kushteve për akreditimin e shpejtë të laboratorit të ShGjSh.
Laboratori Analitik bazohet në metodat “Standarde Shtetërore Shqiptare (1985)” si dhe në metodat “Standard Methods”, “Standard ISO – 17025” (2005)
Drejtoria përbëhet nga dy sektorë:
Sektori i Analizave të Mineraleve
Studim analitik i plotë ose i pjesshëm i përbërjes kimike të gjithë llojeve të mineraleve dhe xeherorëve të territorit të vendit tonë.
Studim analitik i plotë ose i pjesshëm i përberjes kimike të gjitha llojeve të shkëmbinjve, dherave, sedimenteve, aliazheve etj.
Përpunimin dhe standartizimin e metodave të analizës kimike etj.
Përcaktime analitike të mikroelementeve me absorbim atomik në xeherore, shkëmbinj, dhera, sedimente, për elementet (Cu, Pb, Zn, Ni,Co, Na, K, Mn, Cd, Li, Fe, Cr) etj.
Përpunimin e provave për analiza kimike dhe për përcaktime petrografike e mineralogjike.
Përcaktimet analitike bëhet në mbulim të kërkesave nga projektet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, si dhe për kërkesat nga të tretë.
Sektori i Analizave të Ujit
Përpunimin dhe standartizimin e metodave të analizës kimike etj.
Studimi analitik i përberjes kimike të ujrave për elementët (Na, K, Ca, Mg, Fe, NH4, HCO3, CO3, Cl, SO4, NO3, NO2, mbetje e thatë, mineralizimi i përgjthshëm, H2SiO3, fortësi, pH, etj).
Përcaktime analitike të mikroelementeve me absorbim atomik në ujra për elementet (Cu, Pb, Zn, Ni,Co, Na, K, Mn, Cd, Li, Fe, Cr) etj.
Përcaktime analitike të mikroelementeve me absorbim atomik në xeherore, shkëmbinj, dhera, sedimente, për elementet (Cu, Pb, Zn, Ni,Co, Na, K, Mn, Cd, Li, Fe, Cr) etj.
Përcaktimet analitike bëhen në mbulim të kërkesave nga projektet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, si dhe për kërkesat nga të tretë.