Sektori i Hartografimit
Bën hartografime komplekse në shkalle të ndryshme për gjithë territorin, për qellime të ndryshme kryesisht në territorin e zonave të jashtme, ku shërbimi gjeologjik është kryer nga ai i naftës. Bën korrelime me vendet fqinje për nevoja te zhvillimit të infrastrukturës ndërrajonale, zhvillimeve ekonomike, mban në gjendje të azhurnuar të gjithë problematikën për ndërtimin gjeologjik, tektonikën, metalogjeninë në nivel kombëtar.
Sektori i Vendburimeve të Naftës e Gazit
Studime, rivlerësime dhe projekte të vendburimeve e objekteve të naftës, gazit, bitumeve, rërave etj. Studime për lëndët e para të ndërtimit, monitorime të ndotjeve industriale nga industria e naftës etj. Shërbime dhe monitorime gjeologo-inxhinierike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës dhe rekomandime konkrete për rehabilitimin e saj.Projekte hidrogjeologjike për furnizimin me ujë.