SHGJSH: Institucioni i ngarkuar për vlerësimin dhe studimin e ujërave nëntokësore
SHGJSH kryen vlerësime e studime dhe bashkëpunon për menazhimin dhe ruajtjen e burimeve ujore nëntokësore. Objektivi kryesor është menazhimi i qëndrueshëm i ujërave nëntokësore që kanë cilësi dhe sasi të mjaftueshme për përdorim praktik. Për realizimin e këtij objektivi në përbërje të SHGJSH funksionon Drejtoria e Hidrogjeologjisë, e cila me bazën e të dhënave dhe ekspertizën që zotëron kryen:
1. Vlerësimin sasior të ujërave nëntokësore
Vlerësime dhe studime për funksionimin e akuiferëve dhe ruajtjen e hidrosistemeve.
Gjeometrizime të trupave ujore nëntokësore.
Hartografime hidrogjeologjike për qëllime të ndryshme përdorimi e në shkallë të ndryshme paraqitje.
Kërkim-zbulim të burimeve të reja ujore nëntokësore (sidomos në akuiferët karstikë dhe ato shkëmbore).
Ndikimin e ndryshime klimatike në resurset ujore nëntokësore.
Vlerësime për bilancin e ujërave nëntokësore.
Vlerësime për ujërat termale dhe minerale.
Vlerësime e studime për ujëmbajtjen në miniera dhe përcaktimin e prurjeve maksimale në punimet minerare.
2. Vlerësimin cilësor dhe të ndotjes së ujërave nëntokësore
Veprimtaria kërkimore që kryhet për vlerësimin e cilësisë së ujërave nëntokësore përmbledh:
Vlerësimin cilësor të ujërave nëntokësore mbështetur në provëmarrjen dhe analizimin e tyre.
Monitorimin e ujërave nëntokësore.
Vlerësime e studime për ndotjen e akuiferëve.
Qarkullimin e transformin e ndotjes antropike në tokë dhe ujërat nëntokësore.
Përcaktimin e kohës tranzit të ujërave në mjedisin nëntokësor.
Prirjen e zhvillimit të ndotësit.
Vlerësimet për zonat e mbrojtjes së kaptazheve të ujrave të pijshëm.
Vlerësime të intruzionit të ujit të detit në akuiferët bregdetarë.
Modelime presion/ndikim për ujërat nëntokësore.
3. Monitorimin e Rrjetit Lumor të Shqipërisë
Monitorimin e morfologjisë së shtratit dhe fenomeneve të tjera dinamike sediment-formuese, eroduese dhe rigjeneruese.
Vlerësimin parametrik të ecurisë së këtyre proçeseve nëpërmjet riazhurnimit të linjave të morfologjisë së profileve.
Zhvendosjet e kufirit të brigjeve të shtratit në zona problematike të dukshme.
Hartografimin e impaktet të pranishme për zona të veçanta të shtretërve.
Vlerësimin e përbërjes cilësore të ujrave rrjedhëse.