Hartografime komplekse në shkallë të ndryshme për të gjithë vendin tonë në ndihmë të zhvillimit territorial të qëndrueshëm e të harmonizuar.
Krijimi i bazës së të dhënave gjeologjike, mineraleve të dobishme, vënia në dispozicion e këtyre të dhënave organeve për pushtetin qëndror e lokal dhe subjekte të tjera te interesuara, përgatitja, publikimi dhe komercializimi i informacionit gjeologjik.
Monitorimime te zonës bregdetare, vlerëson ndryshimin e vijës bregore, fenomenet gjeodinamike, bën rekomandime për zhvillimin e harmonizuar.
Vlerëson sektorët me kushte të favorshme gjeologjike konform kritereve të Euro Kodit për vend-depozitat e mbetjeve urbane e industriale etj.
Merr pjesë në projekte bilaterale dhe multilaterale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kryerja e oponencave për të gjitha llojet e studimeve në fushën e gjeoshkencave.
Drejtoria përbëhet nga dy sektorë:
Sektori i Hartografimit
Bën hartografime komplekse në shkallë të ndryshme për gjithë territorin, për qellime të ndryshme: gjeologji, tektonikë, lëndë të para, gjeomjedis, mirë administrim territori, zhvillime urbane, depozitime kuaternare, mbrojtje të natyrës e piesazhit, gjeomonumenteve, harta të integruara shumë komponentëshe etj, bën korrelime me vendet fqinje për nevoja të zhvillimit të infrastrukturës ndërrajonale.
Sektori i Gjeomjedisit
Bën monitorime e studime gjeokimike në zonat urbane, turistike e industriale, përpilon atlase gjeokimike, kategorizon sektorët sipas rrezikshmërisë dhe propozon masa për rehabilitimin e gjendjes, vlerëson sektoret me kushte të favorshme gjeologjike konform kritereve të Euro Kodit për vend-depozitat e mbetjeve urbane e industriale etj.