Ndërton sistemin GIS për aktivitetin që kryen Shërbimi Gjeologjik, duke prodhuar hartat e të gjithë shkallëve dhe dokumentacionin dixhital për të gjithë njësitë e Shërbimit Gjeologjik.
Krijon, plotëson dhe azhurnon bazën e të dhënave për të gjithë aktivitetin që kryen ShGjSh, bën perpunimin informatik të të dhënave të studimeve.
Përgatit dhe boton Buletinin e Shkencave Gjeologjike, Revistën Vjetore, si dhe materialet e tjera publicitare që evidentojnë veprimtarinë e ShGjSh në shërbim te shoqërisë, mirëmban faqen e internetit.
Kjo Drejtori përbëhet nga dy sektorë:
Sektori i Dixhitalizimit
-Gjeoreferencon, dixhitalizon, përpunon të gjitha tipet e hartave për projektet në proces dhe ato të arkivuara.
- Mbështet me asistencë informatike të gjithë specialistët e SH.GJ.SH.
Sektori i Përpunimit të të Dhënave
Ndërton strukturat për bazat e të dhenave, paraqet në trajtë katalogësh llojet e të dhënave qe do të regjistrohen, duke parashikuar tabelat dhe fushat respektive në të cilat rregjistrohen të dhenat duke vazhduar më tej me ndërtimin e Interface për hedhjen e të dhenave, siguron lidhjen e të dhënave me hartat në programin ArcGIS.