Drejtor i Gjeologjisë Inxhinierike – Gjeofizikë – Gjeodezisë

Tirana, AL

kola.ladi@yahoo.com




Drejtoria Gjeologjisë Inxhinierike – Gjeofizikë – Gjeodezisë

  • Hartografime e shërbime gjeologo inxhinierike për zonat urbane e rurale, stabilitetin e truallit, vlerësimin e qendrueshmërisë dhe zhvillimin e infrastrukturës.
  • Monitorime gjeologo inxhinierike në sektoret me intensitet të fenomeneve gjeodinamike.
  • Vlerësime të rreziqeve gjeologjike, masa për zbutjen dhe mënjanimin e ndikimeve negative
  • Shërbime gjeofizike-gjeodezike në favor të të gjitha njësive të ShGjSh
  • Shërbime gjeologo-inxhinjerike të emergjences dhe për kërkesat nga të tretë.
  • Analiza për vetitë fizike-mekanike për shërbimet gjeologo inxhinierike që realizon ShGjSh, si dhe për të tretët.
  • Përgatit shkurtimore të raporteve vjetore dhe atyre përfundimtare realizuar nga sektoret e kësaj drejtorie, për organet e pushtetit qëndror dhe atij lokal të interesuara
Drejtoria përbëhet nga tre sektorë:

Sektori i Gjeologjisë Inxhinierike

  1. Vlerësim gjeologo inxhinierik të trojeve.
  2. Rajonizime gjeologo inxhinierike në shkallë të ndryshme për zonat urbane dhe ato me premisa për zhvillime turistike.
  3. Vlerësim të qëndrueshmërisë së infrastrukturës publike (rrugë, tunele, diga, ura, hekurudha...)
  4. Vlerësim të kapaciteteve mbajtëse të terrenit, monitorime në sektoret kritike me aktivitet të zhvilluar gjeodinamik, sektoret me premisa të evoluimit të proceseve të rrezikut gjeologjik
  5. Projekte me masa për rehabilitimin e gjendjes
  6. Studime të hollësishme të faktorëve gjeodinamikë që kondicionojne rreziqet gjeologjike (rrëshqitje, shembje, subsidenca etj.) etj..
  7. Studime sipas kërkesave emergjente të pushtetit lokal, dhe sipas kërkesave nga të tretë.
  8. Projekte e studime për nderhyrje të shpejtë në mbrojtje të jetës njerëzore, investimeve, veprave të ndryshme etj.

Sektori i Gjeofizikës dhe Gjeodezisë

  1. Shërbime gjeofizike për zgjidhjen e problemeve gjeologo-inxhinierike të zonave urbane.
  2. Sondime elektrometrike për deshifrimet litologjike, përcaktimin e rrjedhjeve të ujrave nëntokesore, modelime të ndërtimit te trojeve të zonave urbane për projektet e ShGjSh, studime të emergjencave dhe studime për të tretë.
  3. Informatizim dhe përpunim i te dhënave komplekse gjeologo-gjeofizike-gjeokimike të kryera për mineralet në pergjithësi dhe për mineralizimin sulfur në veçanti.
  4. Kërkime në ndihmë të arkeologjisë në qendrat e antikitetit dhe të mesjetës.
  5. Punime me metodën e tomografisë të rezistencës elektrike për digat, rivleresim i energjisë gjeotermale, rilevime e profilime magnetometrike dhe gravimetrike në shkallë të ndryshme.
  6. Monitorim të perqendrimit të radonit në qendrat kryesore urbane, rekomandime për zbutjen e efekteve negative, matje radiometrike në sektorë të ndryshëm me fon të lartë radioaktiviteti.
  7. Rilevime dhe monitorime topogjeodezike në ndihme të gjithë projekteve që kryen ShGjSh, profilime topografike.
  8. Studime dhe matje për monitorimin e subsidencave të ndryshme të tokës, digave, rrëshqitjeve.
  9. Dokumentim të dinamikës së lëvizjes së bregut të detit, brigjeve të lumenjve.

Sektori i Analizave Fiziko-Mekanike

  1. Kryen analiza të vetive fizike-mekanike të shkëmbinjve, dherave për shërbimet gjeologo inxhinierike të projekteve që realizon ShGjSh.
  2. Kryen analiza të vetive fizike-mekanike të shkëmbinjve, dherave për studime të emergjencave si dhe studimeve për të tretët.