Ndërton hartat e Gjeologjisë Detare në shkallën 1:50 000.
Studion përbërjen litologjike të substratit, ndryshimet batimetrike dhe morfologjinë e shtratit të detit, ishujt.
Identifikon pasuritë natyrore në zonën detare dhe pranbregdetare.
Studion “ekosistemet e varura”, lidhjet midis deltave të lumenjve, ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, lagunave dhe deteve.
Jep kontribut të rëndësishëm në studimet për ndërtimet e porteve, moleve dhe veprave të tjera inxhinierike në bregdet. .
Monitoron vijën bregdetare dhe shkallën e erozion-akumulimit.
Bashkëpunon në kërkimet arkeologjike e të biodiversitetit detar, kryen studimin e ekosistemeve koralore, shpellave karstike nënujore dhe plazheve.
Identifikon dhe karakterizon burimet nëndetare të ujërave të ëmbla.
Krijon database kombëtare për studimet dhe të dhënat detare.
Bashkëpunon në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për realizimin e studimeve të thelluara detare mbi gjeologjinë e substratit, riskun sizmogjenik, aspekte tektonike të bazametit detar, lidhjen e dinamikës bregdetare me aktivitetin tektonik, etj.
Jep të dhëna mbi mundësinë e pranisë së strukturave naftë-gaz mbajtëse në det.
Drejtoria përbëhet nga dy sektorë:
Sektori i Dinamikës Detare
Bën monitorimin e dinamikës së vijës bregore dhe vlerësimin e fenomeneve gjeodinamike; evidenton sektorët me dinamikë të zhvilluar, me predominim të fenomeneve erozive apo akumulative.
Ndërton harta gjeologjike në bashkëpunim me sektorin e shelfit kontinental.
Studion deltat e lumenjve, dinamikën e zhvillimit të tyre, marrëdhëniet reciproke me dinamiken e shtratit të lumit, ndikimin e zhvillimit të deltës lumore në ekosistemet e lagunave apo shelfit.
Studion ritmet e mbushjes me sedimente të porteve dhe siguron informacionin e nevojshëm për projekte të zgjerimit të tyre apo ndërtimin e porteve të rinj.
Bën zonimin gjenetik të ekosistemeve.
Evidenton praninë e mineraleve dhe pasurive të tjera natyrore në zonën kontinentale.
Sektori i Shelfit Kontinental
Realizon punime gjeologo-gjeodezike në shelfin kontinental dhe në bregdet.
Ndërton harta të Gjeologjisë Detare në shkallën 1:50 000.
Studion substratin detar, përbërjen litologjike si edhe kushtet gjeologo-inxhinierike në funksion të ndërtimit të veprave në det.
Në bashkëpunim me sektorin e gjeofizikes, studion veçoritë tektonike të bazamentit detar përmes analizës së aspekteve morfologjik e të tij dhe të sedimenteve të cekëta.
Nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte rajonale grumbullon, përditëson dhe korelon të dhënat me ato të vendeve fqinje që lagen nga ujërat e detit Jon dhe Adriatik.
Jep të dhëna mbi mundësinë e pranisë së strukturave naftë-gaz mbajtëse në det.