PARTNERITETI I SHERBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR NË PROJEKTE NDËRKOMBËTARE


Shërbimi Gjeologjik Shqiptar falë nivelit të lartë të ekspertizës ka qenë i përfshirë rregullisht në projekte ndërkombëtare, i pjesë e konsorciumeve shumëpalëshe apo dypalëshe, me objektiv fushën e gjeoshkencave.

 


Projekti EMODNET - Geology.

Është një projekt i financuar nga BE sipas Rregullores (BE) No 508/2014 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të datës 15 May 2014 mbi Fondin Europian për Detarinë dhe Peshkimin.
Konsociumin e të cilit SHGJSH bën pjesë që në vitin 2014, përbëhëhen prej 30 Shërbimeve Gjeologjike të vendeve detare të Europës.
Projekti është në fazën e dytë të realizimit, e cila zhvillohet Prill 2017-Prill 2019 dhe për SHGJSH drejtohet nga Drejtoria e Gjeologjisë Detare. Është pjesë e programit HOROZON 2020.
Çdo e dhënë përfshirë dhe të dhënat e paraqitura nga SHGJSH, do të hidhet në portalin të cilin mund ta akseson duke klikuar në logon e projektit


Projekti GeoERA Net

Krijimi i Hapësirës Kërkimore Europiane për Kalimin në Shërbim Gjeologjik Europian.

Eshtë një projekt në Kuadër të Programit HORIZON2020, i cili ka filluar në Korrik 2018 dhe faza e parë do të zgjasë tre vjet.
SHGJSH është anëtar i Konsorciumeve në drejtimet
GeoERA Energy, GeoEra Groundwater dhe GeoERA Raw Materials.
Konsorciumi GeoERA udhehiqet nga nje Asamble e Përgjithshme ku secili vend, përfshirë dhe Shqupërinë ka të drejtë vote të barabartë
Çdo e dhënë përfshirë dhe të dhënat e paraqitura nga SHGJSH, do të hidhet në portalin të cilin mund ta akseson duke klikuar në logon e projektit


Projekti Reservee

Potenciali mineralmbajtës i vendeve të Europës Jugperendimore.

Burimet minerale primare dhe sekondare janë me rëndësi strategjike për BE. Shumica e vendeve të BE janë tashmë pjesë e Rrjetit Panevropian të Inteligjencës në Minerale, i cili siguron informacion të qëndrueshëm dhe të organizuar mbi burimet minerale primare dhe dytësore në nivel evropian. Rajoni i Ballkanit Perëndimor paraqet një boshllëk në këtë rrjet.
Për ta mbyllur këtë boshllëk ky projekt synon Krijimin e Regjistrit Mineral të Ballkanit Perëndimor për burimet minerale primare dhe dytësore duke hartuar burimet minerale të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kroacinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat aktualisht nuk janë të përfshira në platformat ekzistuese të të dhënave.