Projektet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar gjatë 2019 të ndara sipas fushave zhvillimore



Fusha I Gjeologjia Bazë - "Studime komplekse për mirë-administrimin e territorit në shkallë vendi - Gjeologjia - Gjeoresurset – Gjeorreziqet dhe Mjedisi"
  Kodi Titulli i Projektit
  I - 1 "Ndërtimi gjeologo - strukturor i sektorit Berishë e Vogël – Kokdodë – Bugjon – Fierzë dhe i sektorit lindor të njësisë së Hajmelit (Mali me Gropa – Dars – Onjatë), si dhe marrëdhëniet strukturoro – litologjike të kësaj njësie, me anën perëndimore të saj"
  I - 2 "Ndërtim i hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Minerale të Dobishme) sipas planshetave në shkallë 1:25 000"
  I - 3 "Përpilimi i Hartës së Gjeomonumenteve të Shqipërisë në shkallën 1:200 000, teksti dhe katalogu ilustrues i saj"
  I - 4 "Përcaktimi i rreziqeve të kontaminimit të tokave nga burimet gjeotermale në Shqipëri"
Fusha II Vendburime Minerale - Rivlerësimi i perspektivës së pasurive minerale dhe energjitike të vendit, vënia e tyre në efiçencë për ekonominë
  Kodi Titulli i Projektit
  II - 1 "Vlerësimi i potencialit krom-mbajtës në masivin ultrabazik të Bulqizës, perspektiva e vendburimeve kryesore dhe objekteve në drejtim të shtrirjes, në krahë dhe në thellësi"
  II - 2 "Ndërtimi i bazës së të dhënave për vendburime dhe objekte të mineraleve të dobishme, për të cilat nuk janë hartuar raporte apo relacione gjeologjike me llogaritje rezervash"
  II - 3 "Detyrat e Sh.Gj.Sh-së në dhënien e lejeve minerare të kërkim-zbulimit dhe mbikqyrjen e aktivitetit minerar përkatës, në zbatim të ligjit Nr. 1034 datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar"
Fusha III Hidrogjeologji - Vlerësimi, menaxhimi dhe monitorimi i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse, të resurseve ujore, si dhe të shtretërve të lumenjve të Shqipërisë
  Kodi Titulli i Projektit
  III - 1 "Monitorimi dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse të Shqipërisë dhe inventarizimi i shpimeve të kryera për ujë pa leje, në basenin ujëmbajtës të Tiranës"
  III - 2 "Ndërtimi i hartave hidrogjeologjike në shkallë 1:25.000 sipas planshetave"
  III - 3 "Monitorimi i qëndrueshmërisë së shtratit, erozioni, trashësisë së sedimenteve në rrjedhjet e mesme dhe të poshtëme të rrjetit lumor të Shqipërisë dhe propozimi i masave parandaluese e rehabilituese për mënjanimin e dëmeve"
  III - 4 "Identifikimi i trupave ujore të akuiferit me çarje Voskopojë - Moravë"
Fusha IV Hidrokarbure - Studimi dhe rivlerësimi i pasurive natyrore te lëndëve energjitike dhe vënia e tyre në shërbim të ekonomisë
  Kodi Titulli i Projektit
  IV - 1 "Studim gjeologo-gjeofizik në rajonin Rexhepaj për praninë e strukturës antiklinale, si dhe vazhdimi më jugor i linjës strukturore antiklinale Ballsh-Hekal-Karbunarë"
Fusha V Gjeologjia Inxhinierike, Gjeofizikë dhe Gjeodezi - Vlerësimi i rreziqeve gjeologjike si dhe studime gjeologo -inxhinierike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së truallit dhe infrastrukturës publike të bashkive dhe në shkallë vendi). Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit, banka e të dhënave, transmetimi i informacionit drejt organeve vendimmarrëse dhe shoqërisë (GIS)
  Kodi Titulli i Projektit
  V - 1 "Vlerësimi e monitorimi i fenomeneve gjeodinamike të digave të rezervuarëve ujëmbajtës, nëpërmjet metodave gjeologo - inxhinierike dhe gjeofizike"
  V - 2 "Përpilimi i hartave gjeologo – inxhinierike sipas planshetave në shkallë 1:25.000 dhe hartimi i databazës së rrëshqitjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë"
  V - 3 "Përpilimi i Hartës Gjeoteknike të Shqipërisë në shkallë 1:200 000 dhe tekstit sqarues të saj"
  V - 4 "Dixhitalizimi, ndërtimi i database, riparimi dhe ri-interpretimi i materialit gjeofizik për rajonin Munellë"
Fusha VI Gjeologjia Detare - Studime dhe monitorime gjeologo - mjedisore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e detare të Shqipërisë
  Kodi Titulli i Projektit
  VI - 1 "Studimi e përgjithësimi i vazhdimësisë së strukturave gjeologjike të rajonit Sazan -grykëderdhja e Bunës, në drejtim të detit Adriatik, në shkallë 1:50.000".
  VI - 2 "Studimi dhe vlerësimi i dinamikës detare në rajonin Palasë - Himarë (për menaxhimin e integruar të saj) dhe monitorimi i hapsirës bregdetare të detit Adriatik, në shkallë 1:50.000"
  VI - 3 “Krijimi i bazës së të dhënave të shpimeve të kryera për identifikimin e depozitimeve të Kuaternarit në Ultësirën Adriatike, interpretimi dhe modelimi i tyre në 3D, në shkallë 1:50.000".
Fusha VII Gjeoinformatizimi - Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit banka e të dhënave, transmetimi i informacionit
  Kodi Titulli i Projektit
  VII - 1 "Gjeoinformatizimi i dokumentacionit gjeologjik të Sh.Gj.Sh – së dhe dixhitalizimi i dokumentacionit të Arkivit Qëndror Teknik të Gjeologjisë"
  VII - 2 "Modelimi në 3D i vendburimit xeheror Shkallë - Maja e Drenit"
Fusha VIII Studimet Emergjente - Studime për nevoja emergjente, sipas kërkesave të Pushtetit Qëndror e Lokal. Vleresimi nga ana gjeologo-inxhinjerike e gjeofizike, si dhe monitorimi i punimeve (punimet minerare kapitale që kryhen per ndertimin e veprave inxhinierike).Publikime dhe sensibilizim.
  Kodi Titulli i Projektit
  VIII - 1 "Studime gjeologo – inxhinierike e hidrogjeologjike, emergjente. Ndjekja dhe evidentimi në vazhdimësi i punëve me të tretët"
  VIII - 2 "Monitorimi gjeologjik dhe ndërtimi i data bazës së të dhënave gjeologjike të punimeve në veprat inxhinierike, punimeve minerare të kërkim – shfrytëzimit, për vitin 2019"
  VIII - 3 “Publikime, Komunikim, Sensibilizim”
Fusha IX Vleresime Analitike - Vlerësimi cilesor i ujërave, mineraleve dhe shkëmbinjve. Standartizimi i laboratorit për analizat kimike të mineraleve dhe informatizimi i të dhënave hidrokimike të ujerave nëntokësore në vite
  Kodi Titulli i Projektit
  IX - 1 "Analizimi i ujrave, shkëmbinjve, mineraleve dhe menaxhimi i cilësisë së laboratorit"
Fusha X Marredhënieve të SHGJSH me jashtë institucionit - Kualifikim, specializim dhe projekte me financim nga institucione brenda vendit e jashte vendit, ndërkombëtare
  Kodi Titulli i Projektit
  X - 1 “Pjesëmarrje e ShGjSh-së në aktivitete me EGS dhe institucione homologe. Kualifikim, specializim, marrje përvoje. Pjesëmarrja e ShGjSh-së në projekte me financime nga jashtë ShGjSh-së. Pritje e delegacioneve të huaja
Projekte të Fushës X Projekte me financim nga të tretët brenda ose jashtë vendit
 
Kodi
Titulli i Projektit
Finacuesi
  EMODnet "Rrjeti Europian i të dhënave dhe observimeve detare"
KE
  Geo - ERAnet
Nënprojektet
KE
  HIKE "Njohuritë mbi rreziqet në Europë dhe impakti i tyre"
KE
  Resource "Burimet e ujërave nëntokësore, të harmonizuara në shkallë ndërkufitare dhe Pan-Europiane"
KE
  MINTELL4EU Njohurtë për mineralet në Europë
KE
  RESERVE "Potenciali mineral i vendeve të Europës juglindore dhe jugore (Titulli ne original: Mineral potential of the ESEE region- RESERVE)"
Insituti Eurpoian i Inovacionit dhe Teknollogjisë
  AKM – UN "Monitorimi i ujrave nëntokësore në basenet kryesore të Shqiperisë"
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  AKM – US "Matja e prurjeve ujore në lumenjtë e Shqipërisë"
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  AJG "Përcaktimi i statusit të trofisë, të deteve Adriatik dhe Jon, nëpërmjet përdorimit të imazheve satelitore ‟MODIS” bazuar në përmbajtjen e klorofilës - a, Azotit dhe Fosforit"
Agjencia Kombëtare e Mjedisit