Shërbime për të tretët

Drejtoria e Hidrogjeologjise ofron:

• Projekte dhe studime hidrogjeologjike për furnizim me ujë për përdorim publik dhe privat.
• Relacione hidrogjeologjike për shpime që kryhen, testime për treguesit hidrodinamikë dhe vlerësime për prurjen optimale të shfrrytëzimit.
• Harta hidrogjeologjike në shkallë të ndryshme dhe qëllime përdorimi për:
- Kërkim-vlerësim; harta hidrogjeologjike parametrike, harta hidrogjeologjike rajonale të sistemit të akuifereve.
- Planifikim-zhvillim; harta të resurseve ujore nëntokësore,
- Menaxhim-mbrojtje; harta të vulnerabilitetit të ujërave nëntokësore, harta për menaxhim dhe mbrojtje të burimeve ujore që përdoren për furnizim me ujë të pijshëm.
• Projekte për menaxhim të qëndrueshëm të akuiferëve e shtretërve të lumenjve.
• Informacione për organet vendim marrëse për gjendjen e ujërave nëntokësore dhe e shtretërëve të lumenjve.
• Oponencë për studime të pus shpimeve të subjekteve të ndryshme që paisen me leje nga këshillat e baseneve ujore.