• Mbi Buletinin
  • Bordi Editorial
  • Kërkesat ndaj Autorëve
  • Buletinet Online

Mbi Buletinin

Logo BSHGJ

"Buletini i Shkencave Gjeologjike" është periodik shkencor, "peer review" , i cili botohet prej vitit 1964.
Deri në vitin 1981 periodiku botohej nën kujdesin e Institutit të Kerkimeve Gjeologjike me titullin "Përmbledhje Studimesh". Ne vitin 1979, dhe filloi te botohej nen kujdestarine e perbashket te SHGJSH e Fakultetit te Gjeologjise dhe Minierave.
Në vitin 1982 periodiku mori emrin qe ka sot. Prej vitit 1998, SHGJSH mori përsipër të gjithë përgjegjësitë për mbështetjen financiare të botimit të periodikut, duke mundësuar vazhdimësinë e botimit, si nje hapësire mjaft e domosdoshme, për të gjithë studiuesit e gjeoshkencave në vend për përhapjen e zhvillimin e mendimit shkencor.
Buletini i Shkencave Gjeologjike drejtohet nga një Bordi Editorial, i cili çertifikohet nga Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH mes kandidaturave që përfaqësojnë personalitete shkencore, prej tre institucioneve të gjeologjise në Shqipëri, që jane Sherbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave (FGJM) dhe Instituti i Gjeologjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM)
Puna e Bordit Editorial udhëhiqet nga "Statuti i Bordit Editorial të periodikut shkencor 'Buletini i Shkencave Gjeologjike'".

Logo BSHGJ Logo BSHGJ Logo BSHGJ

Paraqitja e një artikull për botim

Politikat e përgjithshme që udhëheqin etikën e një artikulli, që përfshin mënyrën e paraqitjes, gjuhën e përdorur, afatet, mënyrën e vlerësimit nga ekspertët trajtohen në dokumentin "Parimet udhëheqëse për etikën dhe estetikën e publikimeve në periodikun shkencor 'Buletini i Shkencave Gjeologjike'" Në periodikun shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike", botohen artikuj nga të gjitha fushat e gjeoshkencave bazuar në kushtet e përcaktuara për botim në dokumentin "Kërkesat ndaj autorëve". Cdo artikull i paraqitur shqyrtohet në rradhe të parë nga Redaktori Pergjegjes për zbatimin e "Kërkesave ndaj autorëve" dhe kalohet për shqyrtim në mbledhjen e parë të Bordit Editorial, ku përcaktohet eksperti përkatës, personalietet në fushën që shqyrton artikulli, i cili mbasi e shqyrton i kthen përgjigje redaksise mbi mendimin e tij, në bazë të kërkesave specifike të formularit të ekspertizës, të parapërgatitur nga Bordi Editorial.
Mbas ekpertizës, Bordi Editorial ia kthen autorit artikullin për permirësimet e nevojshme, në rastin kur ekspertiza e ka vlerësuar artikullin "të përshtatshëm për botim", ose në rast të kundert lajmëron autorin se artikulli nuk mund të botohet në formën e paraqitur. Artikulli quhet i botuar që në monentin kur Bordi Editorial ka njoftuar autorin se artikulli është miratuar për botim.

Dy menyrat e editimit te BSHGJ

Buletini i Shkencave Gjeologjike editohet dy gjuhësh (shqip dhe anglisht) në formë të shtypur dhe elektronike.

Bordi Editorial i "Buletini i Shkencave Gjeologjike"

Prof.as. Dr. Veip Gjoni
Prof. Dr. Ikrakli Prifti
Prof. Dr. Vilson Silo
Prof.as. Dr. Hasan Kuliçi
Prof. Dr. Kujtim Onuzi
Prof. Dr. Alaudin Kodra
Prof. Dr. Aleksandër Vrana
Prof. Dr. Kadri Gjata
Eng. Sokol Marku
(Kryetar i Bordit-SHGJSH)
(Anetar-FGJM)
(Anetar-FGJM)
(Anetar-SHGJSH)
(Anetar-IGJEUM)
(Anetar-SHGJSH)
(Anetar-SHGJSH)
(Anetar-SHGJSH)
(Anetar-SHGJSH) (Redaktor Pergjegjes)

Bordi është certifikuar prej Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, bazuar në kandidatuarat e propozuara prej Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave dhe Institutit të Gjeologjisë, Ujrave dhe Mjedisit, të cilat përfaqësojnë personalitete të shquara në fushën e gjeoshkencave në Shqipëri
Publikimi i artikujve në periodikun shkencor "Buletini i Shkencave Gjeologjike", ndjek një procedurë që nis me dorëzimin dhe pranimin e artikullit, ekspertizën shkencore nga një ekpert i fushës përkatëse i përzgjedhur nga Bordi Editorial dhe diskutimit përfundimtar nga vetë anëtarësia e Bordit. Vetëm artikujt që rezultojnë me vlerësim pozitiv, në fund të procedurës, pranohen për tu botuar në faqet e periodikut shkencor
Artikujt e këtij periodiku shkencor botohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht

Periodiku shkencor, "Buletini i Shkencave Gjeologjike ka numrin e identifikimit të periodikut: ISSN 0254-5276

(bazuar në dokumentin: Parimet udhëheqëse për etikën dhe estetikën e publikimeve në periodikun shkencor 'Buletini i Shkencave Gjeologjike')


Neni 12

Mardhëniet me autorët e artikullit, mënyra e dorëzimit dhe pranimi i artikujve, kthimi i përgjigjeve.


1. Çdo autor që kërkon të botojë në faqet e “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, duhet të respektojë disa kërkesa standarte, të cilat janë të nevojshme për të siguruar cilësinë shkencore dhe vizive të botimit, barazinë, të drejtën e shprehjes, etikën e shprehjes dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit.
2. Autorësia duhet të jetë e limituar vetëm për ata që kanë dhënë kontribut të rëndesishëm teknik në punën e paraqitur në dorëshkrim.
3. Renditja e autorëve duhet të dakortësohet nga të gjithë autorët dhe nuk mund të ndryshohet ndërkohë që dorëshkrimi është dorëzuar.
4. Asnjë individ që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm teknik në punën e paraqitur në dorëshkrim, nuk duhet të përjashtohet nga autorësia.
5. Dorëzimi i artikullit shoqërohet me një deklaratë të autorëve ku dëshmojnë se e dinë që janë bashkeautorë në këtë punim dhe se pranojnë si autor të parë, autorin të cilit i shkruhet emri i pari dhe që caktohet përgjegjës për korrespondencën me Bordin Drejtues.
6. Ata duhet të deklarojne se kane parë versionin përfundimtar të materialit, dhe ka rënë dakort për paraqitjen e tij për botim. Asnjë emër fiktiv nuk duhet të jepet si autor ose bashkëautor.
7. Autorët e paraqesin artikullin e tyre tek Redaktori Përgjegjës i Bordit Editorial, në një kopje të printuar dhe një kopje elektronike. Kopja elektronike do të jetë e ndarë në materialin e parë në format .pdf, në materialin e dytë në format .doc ose .docx vetëm me tekstin pa figura, dhe në një dosje (folder) ku të jenë vendosur të gjitha materialet grafike, dhe tabelat në formën e madhësinë që do të paraqiten në artikull. 8. Në momentin e dorëzimit ata plotësojne një formular në të cilin pranojne se mbajnë përgjegjësi përpara ligjit për të drejtat e autorit, për ato që kanë paraqitur në këtë artikull.
9. Në momentin e paraqitjes Redaktori Përgjegjës që merr në dorëzim artikullin e kontrollon atë për përputhjen me kërkesat e formatimit.
10. Çdo shkelje e këtyre parametrave raportohet nga Redaktori Përgjegjës tek Kryetari i Bordit dhe ai vendos në mbledhjen e parë që artikulli ti kthehet autorit për ripunim për ta përputhur atë me kërkesat e formatimit.
11. Nëse artikulli i respekton kërkesat, ai kalon në Bordin Editorial për diskutim dhe për përcaktimin e ekspertit.
12. Nëse ekpserti e vlerëson artikullin të përshtatshëm për botim ai diskutohet në Bordin editorial dhe votohet për botimin e tij.

Neni 13

Kërkesat ndaj autorëve

1. Ky nen ka për qëllim njohjen e autorëve që paraqesin artikuj për botim në “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, me kërkesat teknike qe duhen zbatuar për paraqitjen e këtyre artikujve.
2. Dorëshkrimi i dorëzuar duhet të jetë origjinal dhe i pa publikuar më parë, dhe i padorëzuar për publikim në një vend tjetër. Dorëshkrimi dorëzohet në gjuhë korrekte shqipe, dhe pas vendimit të Bordit Editorial për botim autori e përkthen atë në anglishte korrekte shkencore.
3. Materiali dorëzohet në formë elektronike dhe të printuar tek Redaktori Përgjegjës (Sekretari) i Bordit Editorial.
4. Në formën elektronike përfshihen tre forma. Forma e parë përfshin një material në format PDF, ku të permbledhë artikullin e plotë me tekst, material grafik dhe tabelat me dicitura sipas renditjes që autori/autorët mendojnë ta botojnë. Në formën e dytë në MS Word, do të paraqitet pjesa tekst në format (DOC, apo DOCX), e cila përfshin tekstin dhe diciturat e materialit grafik dhe tabelave, të cilat do të vihen në fund të materialit. Forma e tretë është një folder në të cilën të jetë vendosur i gjithë materiali grafik (foto, figura, grafike, skica, diagrama) në format JPEG, JPG, TIFF dhe tabelat ne formatin e MS Word. Këto materiale grafike dhe tabelat, duhet të llogariten që të jenë shprehese brenda formatit të një kolone (permasat 80x150 mm), ose dy kolonave (nje faqeje te plotë me permasa 124x150mm).
5. Artikulli i plotë, duhet të përfshijë në një total prej 8 faqesh tekstin, materialin grafik dhe tabelat se bashku me diciturat përkatëse si dhe listën e referencave.
6. Në faqet e Periodikut, ka vend për një rubrikë diskutimesh, apo artikujsh “Case Study” të cilat trajtojnë në forme të hollësishme një problem gjeologjik me rëndësi kombëtare në konceptin shkencor. Në këtë rast artikulli pranohet në gjuhën shqip, deri ne maksimumi 15-16 faqe me një përmbledhje në gjuhën angleze jo më pak se 2 faqe dhe jo më shumë se 3 faqe.
7. Përmbledhja që e shoqëron, duhet patjetër të citojë të gjithë kapitujt e artikullit, duke cituar figurat dhe çdo koncept. Për shqyrtimin e tij redaksia cakton nje grup anetarësh i cili i vjen në ndihmë autoreve, në mënyrë që ata qe ata të theksojnë sa më mirë konceptet e tyre në artikull dhe në përmbledhje.

Neni 14

Standartet e doreshkrimit

1. Teksti i dorëshkrimi paraqitet në madhesinë e faqes A4 (përmasa 21x29.7cm), hapësira mes rrjeshtave “Line spacing” = single, çka nenkupton nje sasi te perafert prej 800 fjalësh për faqe.
2. Permasat e shkrimit “font size”, do te jene 12pt (Times New Roman), dhe hapësira në anët e fletës “margins” do te jete 3 cm në anën e majtë (Left margin) dhe 2,5 cm në tre anët e tjera (lart-top; djathtas-right; poshtë-bottom). Faqet duhet të jenë renditur sipas numrit të tyre (page number), duke nisur nga njeshi.

Neni 15

Skema e ndërtimit të artikullit

1. Artikulli do te ndertohet duke respektuar skemën e mëposhtme:
a) Titulli (bold 12 pt.): Sa më i shkurter dhe përmbledhës të jetë e mundur
b) Autorësia (italic 10 pt): Emër Mbiemër shoqëruar me indekse sipër mbiemrit (1), (2) etj., të cilat shoqërohen me referimin e plotë të emërtimit dhe adresës të institucionit nga vjen autori që i perkon indeksi. Indekset me adresat renditen menjëherë poshtë autorëve, secila në një rrjesht duke nisur nga adresa e autorit të parë, e cila shoqërohet dhe me një kontakt e-mail nepërmjet të cilit Bordi Editorial mban lidhjet me të.
c) Abstrakti (italic 12 pt): në 250 fjalë (përafërsisht 15 rrjeshta) duhet të bëhet një përmbledhje e shkurtër e qëllimit të punimit, përfundimeve dhe rezultateve kryesore. Abstrakti nuk duhet të permbaje referenca dhe shkurtime.
d) Fjalet Kyce (italic 10 pt): një sasi prej maksimumi 6 fjalesh kyc.
e) Teksti kryesor (Times New Roman 12 pt)
f) Përdorimi i shkurtimeve:
Në artikull mund të përdoren shkurtime, kuptimi i të cilave duhet të jetë sqaruar në përdorimin e parë, p.sh., Sherbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH). Në citim në listen e referencave Buletini i Shkencave Gjeologjike shkurtohet në: Bul. Shk. Gjeol.
g) Njësitë: në Buletin njësitë e përdorura do ti përputhen Sistemit Ndërkombëtar të Njësive
h) Diçiturat e figurave: duhen paraqitur nën çdo figurë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, bashkë me referimet përkatëse.
i) Referencat: duhen paraqitur në tekst dhe në listën e referencave. Në tekst referenca paraqitet (Mbiemri E. viti) ku E. nënkupton inicialin e emrit: Për referencë me dy autorë (Mbiemri 1 E1,. Mbiemri2 E2. Viti) për reference me më shume se dy autorë (Mbiemri1 E1., et al. viti)
• Referencat në listën e referencave renditen sipas rendit alfabetik, ku i pari në rradhe është artikulli më i vjetër nga pikëpamja kronologjike. Nëse një autor apo një grup i njëjtë autorësh kanë botuar në të njëjtin vit dy apo më shumë artikuj që referohen në artikull, atëherë ata dallohen nga indekset A, B...etj (alfabeti latin dhe jo ai shqiptar) të cilat vendosen përpara vitit dhe citohen në tekst. Psh (Mbiemri E. 1999A), (Mbiemri E. 1999B), e po kështu me rastet për dy apo më shumë se dy autorë.
• Nesë në një paragraf citohen më shumë se një reference ato futen të gjitha në një kllapë rrumbullake dhe ndahen me pikëpresje (;). Psh (Mbiemri E. Viti; Mbiemri 1 E1,. Mbiemri2 E2. Viti).
• Në listën e referencave duhet dalluar nëse referenca i përket një libri të plotë, një kapitulli të vecante nga një liber, një Teze ose mikroteze PhD, një raporti apo një artikulli në një periodik shkencor.
• Ne reference duhet paraqitur saktë titulli, viti, vendi i botimit dhe viti i botimit, kodet ISSN për revistat shkencore dhe ISBN për librat, si dhe sasia apo totali i faqeve të materialit të referuar.
Rradhitja e të dhënave të një reference në listën e referencave është:
• Emri“1” Mbiemri“1”, Emri“2” Mbiemri“2”, ....., ...., Emri“n” Mbiemri“n”. (viti i botimit). Titulli. Lloji i materialit të cituar. Titulli i botimit nëse është revistë. Te dhënat e botimit. Vendi i botimit, numri i faqeve, kodi ISSN apo ISBN.

Buletini i Shkencave Gjeologjike sipas viteve

Vitet '80 Vitet '90 Vitet 2000 Vitet '10

1981

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1981
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1981
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1981
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1981
  • 1982

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1982
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1982
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1982
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1982
  • 1983

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1983
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1983
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1983
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1983
  • 1984

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1984
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1984
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1984
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1984
  • 1985

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1985
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1985
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1985
  • 1986

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1986
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1986
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1986
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1986
  • 1987

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1987
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1987
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1987
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1987
  • 1988

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1988
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1988
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1988
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1988
  • 1989

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1989
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1989
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1989
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1989
  • 1990

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1990
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1990
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1990
  • 1991

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1991
  •  

    1992

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1992
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1992
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1992
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1992
  • 1993

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1993
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1993
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1993
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1993
  • 1994

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1994
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1994
  • 1995

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1995
  • 1996

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1996
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1996
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1996
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1996
  • 1997

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1997
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1997
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1997
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1997
  • 1998

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1998
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1998
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1998
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1998
  • 1999

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/1999
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/1999
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/1999
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/1999

  • 2000

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2000
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2000
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/2000
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/2000
  • 2001

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2001
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2001
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/2001
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/2001
  • 2002

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2002
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2002
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/2002
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/2002
  • 2003

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2003
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2003
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/2003
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/2003
  • 2004

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2004
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2004
  • 2005

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2005
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2005
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/2005
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/2005
  • 2006

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2006
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2006
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 3/2006
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 4/2006
  • 2007

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2007
  • 2008

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2008
  • Bul. Shk. Gjeol. issue 2/2008
  • 2009

  • Bul. Shk. Gjeol. issue 1/2009