Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve
Drejtori i Financave

Drejtore Nafie GJAPI

  • Administron veprimtarinë e brendshme ekonomiko-financiare të ShGjSh konformë akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
  • Ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e rregullave të menaxhimit të Buxhetit, për organizimin e drejtimit të veprimtarisë ekonomiko-financiare të Institucionit.
  • Siguron dhe menaxhon Prokurimet, lidhjen e kontratave, zbatimin e tyre.
  • Menaxhon shërbimet ndihmëse dhe administrative
  • Rregullon administrimin e burimeve njerëzore.
  • Ne bashkëpunim me Drejtorinë e Programim Zhvillimit përpunon dhe paraqet në kohë Projekt-Programin e Financimit për vitin pasardhës.
  • Me miratimin e Financimit Buxhetor të vlerës së financimit (shpenzime korente dhe investime) në bashkëpunim me me Drejtorinë e Programim Zhvillimit prëgatisin preventivat për çdo projekt.
  • Bashkëpunon me Drejtoritë e METE për problemet ekonomiko-financiare të Institucionit.
  • Siglon çdo material per veprimtarinë ekonomiko-financiare që del nga kjo Drejtori dhe dergohet për miratim Drejtorit të Përgjthshëm.
  • Zbaton detyra të tjera që jep Drejtori i Përgjithshëm.
  • Drejtoria përbëhet nga dy sektorë:
    1. Sektori i Financës, Buxhetit dhe Burimeve Njerëzore
    Organizon, kontrollon dhe perpunon te gjitha veprimet kontabel me njesite, harton bilancin kontabel me anekset perkates, Ndjek çeljen e fondeve te investimeve me Dikasterin, degen e thesarit, pergatit analiza per financen, kontabilitetin e buxhetin e SH.GJ.SH, ndjek levizjen e personelit
    2. Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Administratës
    Pergatit paketen e akteve ligjore e nenligjore ne kuader te veprimtareses se SH.GJ.SH, Siguron mbeshtetjen ekonomike-juridike per kontrata te ndryshme apo marreveshje me te trete, Mban dokumentacionin e prokurimeve, perfaqeson me prokure te veçante titullarin e institucionit ne gjyqe e arbitrazhe, ndjek, organizon, dhe pergjigjet per furnizimet me materiale, per sherbimet e ndryshme, privatizimin etj, harton dokumentacionin per tenderat she ankandet