PROGRAMI ZHVILLIMOR I SHËRBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR 2017




Objektivi dhe ndarja e projektet sipas fushave zhvillimore


Objektivi kryesor
    Angazhimi i ShGjSh-së në shërbime të rëndësishme për ekonominë kombëtare në zbatim të Programit të Qeverisë për vitet 2013 - 2017, Ligjit Nr.111/2015, datë 15.10.2015 “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”, Ligjit nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 134/2014, datë 09.10.2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, Ligjit nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit”, Ligjit nr. 111/2012 dt. 15.11.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, VKM nr.1189 dt. 18.11.2009 “Për Rregullat dhe Procedurat për Hartimin dhe Zbatimin e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit”, Ligjit Nr.107/2014 datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, Ligjit nr.8756, datë 26.03.2001 “Për Emergjencat Civile”, të ndryshuar me Ligjin nr.10137, datë 11.5.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.531, datë 01.08.2003 “Për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Shërbimit të Emergjencave Civile”.
Qëllimi themelor
    Shndërrimi në vijimësi i ShGjSh- së, në qendër të shërbimit për qytetarët, për të zgjidhur probleme korente dhe të prespektivës, të sjell rekomandime konkrete në ndihmë të vendim-marrjes, në zbatim të programit të Qeverisë, me synimin për të rritur më tej rolin e tij, si institucion këshillimor, teknik e shkencor i Shtetit.
Realizimi dhe përmbushja
    Ndarja dhe organizimi në fusha kryesore zhvillimore, të strukturuara në projekte për të qenë sa më efiçent në zgjidhjen nga ana jonë, të problematikave të sotme dhe të së ardhmes.
Fusha I Gjeologjia Bazë - "Studime komplekse për mirëadministrimin e territorit në shkallë vendi “Gjeologjia - Gjeoresurset – Gjeorreziqet dhe Mjedisi” për Bashkitë e vendit"
  Kodi Titulli i Projektit
  I - B "Gjeologjia - Gjeoresurset - Gjeorreziqet dhe Mjedisi në bashkitë e Shqipërisë (Nënprojekti projekti Gjeologjia sipas Bashkive) në shk. 1: 50,000” .
  I - Ba “Gjeologjia - Gjeoresurset - Gjeorreziqet dhe Mjedisi në bashkitë e Shqipërisë (Nënprojekti Gjeomjedisi sipas Bashkive) në shk. 1: 50,000”
  I - Bb “Gjeologjia - Gjeoresurset - Gjeorreziqet dhe Mjedisi në bashkitë e Shqipërisë (Nënprojekti Gjeomonumentet sipas Bashkive) në shk. 1:50 000”
  I - 1 “Vrojtime dhe plotësime të Hartës Gjeologjike të Shqipërisë në shkallë 1:200 000”
  I - 1a “Përpilimi i hartës së përhapjes të rrezatimit radioaktiv natyror të Shqipërisë, shkalla 1:200,000 dhe tekstit sqarues të saj”
  I - 2 “Ndërtim i hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Minerale të Dobishme) sipas planshetave në shkallë 1:25 000”
Fusha II Vendburimet Minerale - Rivlerësimi i pasurive natyrore dhe vënia e tyre në efiçencë. Resurset minerale dhe energjitike për Bashkitë e vendit
  Kodi Titulli i Projektit
  II - B “Gjeologjia - Gjeoresurset - Gjeorreziqet dhe Mjedisi në bashkitë e Shqipërisë (Nënprojekti "Resurset minerale dhe energjitike sipas bashkive") në shkallë 1: 50,000”
  II - 1 “Vlerësimi i perspektivës mineralmbajtëse të brezit Qafë Mali – Perlat”
  II - 2 “Ndërtimi i bazës së të dhënave për vendburime dhe objekte të mineraleve të dobishme, për të cilat nuk janë hartuar raporte apo relacione gjeologjike me llogaritje rezervash”
  II - 3 “Detyrat e ShGjSh-së në dhënien e lejeve minerare të kërkim-zbulimit dhe mbikqyrjen e aktivitetit minerar përkatës, në zbatim të ligjit “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”
  II - 4 "Vlerësimi i potencialit mineralmbajtës për krom, bakër, platin dhe perspektiva e tyre, në zonën ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës"
Fusha III "Vlerësimi, menaxhimi dhe monitorimi i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse, të resurseve ujore të Bashkive të vendit, si dhe të lumenjve"
  Kodi Titulli i Projektit
  III - B “Gjeologjia – Gjeoresurset – Gjeorreziqet dhe Mjedisi për bashkitë e Shqipërisë (N/projekti Resurset ujore sipas bashkive) në shkallë 1: 50,000”
  III - 1 “Monitorimi dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i ujrave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse të Shqiperisë”
  III - 2 “Hartografimi i vulnerabilitetit të ujrave nëntokësore ndaj ndotjes në akuiferet poroze në rajonet Drinos Gjirokastër dhe Vurg Sarandë”
  III - 3 “Monitorimi i qëndrueshmërisë së shtratit, erozioni, trashësisë së sedimenteve në rrjedhjet e mesme dhe të poshtëme të rrjetit lumor të Shqipërisë dhe propozimi i masave parandaluese e rehabilituese për mënjanimin e dëmeve.”
  III - 4 “Identifikimi i trupave ujore të akujferit karbonatik të Tomorit”
Fusha IV Hidrokarburet - Studimi dhe rivlerësimi i pasurive natyrore te lëndëve energjitike dhe vënia e tyre në shërbim të ekonomisë
  Kodi Titulli i Projektit
  IV - 1 “Evidentimi i strukturave antiklinale me perspektivë naftëgazmbajtëse në rajonin Shtepëz - Veriu i Delvinës”
Fusha V Gjeologjia Inxhinierike, Gjeofizika dhe Gjeodezia - Vlerësimi i rreziqeve gjeologjike si dhe studime gjeologo -inxhinierike për vlerësimin e qëndrueshmërisë së truallit dhe infrastrukturës publike të bashkive dhe në shkallë vendi). Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit, banka e të dhënave, transmetimi i informacionit drejt organeve vendimmarrëse dhe shoqërisë (GIS)
  Kodi Titulli i Projektit
  V - B “Gjeologjia - Gjeoresurset - Gjeorreziqet dhe Mjedisi në bashkitë e Shqipërisë (Nënprojekti "Kushtet gjeologo - inxhinierike dhe rreziqet gjeologjike, sipas Bashkive") në shkallë 1:50,000”
  V - 1 “Vlerësimi e monitorimi i fenomeneve gjeodinamike të digave të rezervuarëve ujëmbajtës, nëpërmjet metodave gjeologo-inxhinierike dhe gjeofizike”
Fusha VI Gjeologjia Detare - Studime dhe monitorime gjeologo - mjedisore për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare e detare të Shqipërisë
  Kodi Titulli i Projektit
  VI - 1 "Studimi e përgjithësimi i vazhdimësisë së strukturave gjeologjike të rajonit Konispol – Karaburun, në drejtim të detit Jon, në shkallë 1:50 000”.
  VI - 2 “Monitorimi dhe vlerësimi i dinamikës së vijës bregdetare shqiptare, kryesisht plazheve dhe deltave të lumenjve, në shkallë 1:50 000”.
  VI - 3 “Krijimi i bazës së të dhënave të shpimeve të kryera për identifikimin e depozitimeve të Kuaternarit në Ultësirën Adriatike, interpretimi dhe modelimi i tyre në 3 D, në shkallë 1:50 000".
Fusha VII Gjeoinformatizimi - Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të informacionit banka e të dhënave, transmetimi i informacionit
  Kodi Titulli i Projektit
  VII - 1 “Gjeoinformatizimi i dokumentacionit gjeologjik të Sh.Gj.Sh – së dhe dixhitalizimi i dokumentacionit të Arkivit Qëndror Teknik të Gjeologjisë”
Fusha VIII Studimet Emergjente - Studime për nevoja emergjente, sipas kërkesave të Pushtetit Qëndror e Lokal. Vleresimi nga ana gjeologo-inxhinjerike e gjeofizike, si dhe monitorimi i punimeve (punimet minerare kapitale që kryhen per ndertimin e veprave inxhinierike). Publikime dhe sensibilizim.
  Kodi Titulli i Projektit
  VIII - 1 “Studime gjeologo – inxhinierike e hidrogjeologjike emergjente”
  VIII - 2 “Monitorimi gjeologjik dhe ndërtimi i data bazës së të dhënave gjeologjike në veprat inxhinierike dhe të punimeve minerare të kërkim - shfrytëzimit”
  VIII - 3 “Publikime, Komunikim, Sensibilizim”
Fusha IX Vleresime Analitike - Vlerësimi cilesore i ujërave, mineraleve dhe shkëmbinjve. Standartizimi i laboratorit për analizat kimike të mineraleve dhe informatizimi i të dhënave hidrokimike të ujerave nëntokësore në vite
  Kodi Titulli i Projektit
  IX - 1 “Analizimi i ujrave, shkëmbinjve, mineraleve dhe menaxhimi i cilësisë së laboratorit, përgatitja e dokumentacionit për akreditimin e laboratorit për analizat kimike të mineraleve”
Fusha X Marredhënieve të SHGJSH me jashtë institucionit - Kualifikim, specializim dhe projekte me financim nga institucione brenda vendit e jashte vendit, ndërkombëtare
  Kodi Titulli i Projektit
  X - 1 “Pjesëmarrje e ShGjSh-së në aktivitete me EGS dhe institucione homologe. Kualifikim, specializim, marrje përvoje. Pjesëmarrja e ShGjSh-së në projekte me financime nga jashtë ShGjSh-së. Pritje e delegacioneve të huaja