Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtar me të drejta të plota i Shërbimit Gjeologjik Europian që nga 01.01.2015 ![]() Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtar i Konsorciumit Ndërkombëtar të Rrëshqitjeve që nga viti 2011 ![]() |
---|
MEMORANDUME BASHKEPUNIMI
![]() Ky memorandum u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH Dr. Viktor DODA, dhe Drejtori i GSM, Dr. Kostadin Jovanov, më 14.06.2017. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Shërbimit Gjeologjik të Republikës së Maqedonisë në Shkup. Memorandumi do mbetet në fuqi për një periudhë 5 (pesë) vjeçare, dhe mund të rinovohet në bazë të shprehjes së dëshirës së përbashkët. ![]() Memorandum i Bashkëpunimit Memorandum i Bashkëpunimit mes Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Shërbimit Gjeologjik të Kosovës u nënshkrua prej Drejtorit të Përgjithshëm të SHGJSH Dr. Viktor DODA, dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Z. Fidaim Sahiti, më 12 Dhjetor 2016. Ai merr në konsideratë vlerat e përbashkëta të të dy institucioneve në fushën e gjeoshkencave. Memorandumi u nënshkrua gjatë një ceremonie të zhvilluar në selinë e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, në Prishtinë. Memorandumi mund të zgjatet përtej periudhës së nënshkrimit në bazë të shprehjes së dëshirës së përbashkët nga të dy institucionet nënshkruese. ![]() Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor DODA, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Dr. Peter SEIFERT, Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Austrisë, merr parasysh vlerat komplementare të të dy institucioneve në fushën e gjeoshkencave, në të dyja vendet ![]() Memorandumi i nënshkruar në Shtator të vitit 2011, ka një afat 5 vjeçar. ![]() Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor DODA, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Prof. Dr. Përparim HOXHA, Dekan i Fakultetit të Gjeologjisë dhe minierave, Tiranë, do të ketë një kohëzgjatje pesë vjeçare dhe ka për qëllim bashkëpunimin e të dy palëve në fushat e mëposhtëme: ![]() Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka një bashkëpunim shumëvjeçar në planin rajonal me shërbimet gjeologjike të vendeve të rajonit ![]() ShGjSh-AKBN Marrëveshje për Shfrytëzimin e ndërsjelltë të arkivave mes Shërbimit Gjeologjik Shqipar dhe Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Memorandumi i nënshkruar nga Dr. Viktor DODA, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Z. Elion SEMANAJ, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, afirmon vullnetin e mirë dhe vendosmërinë për të promovuar mirëfunksionimin e institucioneve nëpërmjet bashkëpunimit nëpërmjet tyre. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të dy institucionet i venë njëri-tjetrit në dispozicion arkivat e tyre për shfrytëzim pa pagesë të materialit arkivor që gjendet në to. Memorandumi hyn në fuqi në Maj të vitit 2014, dhe ka afat të papërcaktuar Memorandumi garanton të drejtën e dy institucioneve për akses në arkivat respektive, me qëllim shfrytëzimin e materialeve për "Sektorin Minerar".
|