Në datat 10-11 Tetor në Varshavë, Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ishte i pranishëm në konferencën e Nivelit të lartë e organizuar nga Ministria Klimës dhe Energjisë
e Republikës së Polonisë për të diskutuar mbi për politikat e lëndëve të para në vendet e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë konferencë gjithashtu u diskutua mbi:
Implementimin e aktit CRM
Roli i Shërbimeve Gjeologjike për sigurimin e Lëndëve të Para.
Bilanci i vendburimeve minerale dhe perspektiva për zhvillimin e minierave lidhur me lëndët e para strategjike dhe kritike
Struktura kombëtare e import/eksportit të lëndëve të para.
-
Drejtori i Përgjithshëm gjithashtu mbajti një prezantimin mbi situatën aktuale të rezervave të vendburimeve minerale si dhe rolin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar në sigurimin e lëndëve të para.