Si bashkë-organizator kyç, SHGJSH siguroi përgatitjen e plotë të workshop-it dhe prezantoi rolin e Shqipërisë në peizazhin europian të lëndëve të para kritike. Institucioni vuri në dukje rëndësinë strategjike të burimeve minerale dhe nevojën që ato të menaxhohen sipas standardeve ndërkombëtare, si UNFC dhe UNRMS, të cilat ofrojnë mjete të rëndësishme për klasifikimin, planifikimin afatgjatë dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve.
Gjatë diskutimeve, ekspertët nga rajoni ndanë përvoja dhe modele praktike mbi rolin e CRM-ve në industrinë e baterive dhe e-mobilitetin, ndërsa sesionet interaktive treguan sesi kornizat UNFC/UNRMS mund të përdoren për të marrë vendime të bazuara në të dhëna dhe për të rritur transparencën në qeverisjen e burimeve natyrore.
Workshop-i u vlerësua si një nismë frytdhënëse që fuqizon bashkëpunimin rajonal dhe afirmon Shërbimin Gjeologjik Shqiptar si institucion qendror në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve kritike dhe në përafrimin me praktikat ndërkombëtare.