Në javën e fundit të shtatorit, Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH, ishte i pranishëm në takimin e ekspertëve në kuadër të projektit GSEU, që u zhvillua në Romë, Itali.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i EDGI (Platforma Evropiane e të dhënave Gjeologjike), si dhe rolin e mundshëm të grupeve të ekspertëve në Shërbimin Gjeologjik Evropian (GSE) që pritet të krijohet pas përfundimit të projektit GSEU.
Sipas axhendës në këtë takim u mbajtën diskutime nga drejtuesit e grupeve të tjera të ekspertëve të EuroGeoSurveys, në kuadër të përmirësimit të EGDI, duke qenë një platformë gjithëpërfshirëse e informacionit gjeologjik, njëkohësisht edhe i produkteve dhe informacionit të projekteve që janë implementuar dhe implementohen nga EGS dhe anëtarët e saj, siç është edhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar.
Gjithashtu u prezantua edhe EPOS (European Plate ObservingSystem), e cila është një infrastrukturë që bashkëpunon me EDGI dhe EuroGeoSurveys për publikimin e të dhënave dhe ndihmojnë në promovimin e tyre në palët përkatëse të interesit.
Risia e këtij projekti do të jetë edhe ngritja e një Bordi Editorial të cilët do të vlerësojnë informacionin që do të publikohet në EGDI. Ky bord do të komunikojë me ekspertët kombëtarë të shërbimeve gjeologjike partnere në EGS dhe projektin GSEU.