MIRATOHEN PROJEKTET E SHGJSH-SË PËR VITIN 2025

Tiranë, 28-30 prill 2025

Mbledhje të Këshillit Teknik Shkencor për miratimin e projekteve të vitit 2025

Në datat 28-30 prill 2025 Këshilli Teknik Shkencor (KTSH) zhvilloi mbledhjet për miratimin e projekteve për vitin 2025. Secili nga drejtuesit e projekteve prezantoi para KTSH objektivat dhe programin e punës për vitin 2025.
KTSH shqyrtoi dhe miratoi projektet e Drejtorisë së Gjeologjisë, Burimeve Minerale dhe Gjeoinformatizimit, Drejtorisë së Hidrogjeologjisë, Gjeologjisë Detare dhe Drejtorisë së Laboratorit të Analizave Kimike, Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë, Drejtorisë së Hidrokarbureve dhe Drejtorisë së Programim-Zhvillimitkonkretisht:

I – 1: “Marrëdhëniet e serpentiniteve me shkëmbinjtë rrethues, në lindje dhe perëndim të zonës tektonike Mirdita”;
I – 2: “Saktësime dhe plotësime të hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Gjeologji) sipas planshetave në shkallë 1:25 000”;
I – 3: “Dokumentimi, rivlerësimi i ndërtimit gjeologjik të veprave ku kryhen punime gjeologo- inxhinierike dhe punime minerare kapitale”;
I – 4: “Ndikimi i fenomeneve gjeologjike në mjedis ne Qarkun Korçë”;

Në ditën e tretë të mbledhjes, datë 24.05.2024, KTSH shqyrtoi dhe miratoi projektet e Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë, Drejtorisë së Hidrokarbureve dhe Drejtorisë së Programim-Zhvillimit, konkretisht:
II – 1: “Ndërtimi, saktësimi dhe plotësimi i hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Minerale të Dobishme) sipas planshetave në shkallë 1: 25000”;
II – 2: “Detyrat e SHGJSH-së në dhënien e lejeve minerare të kërkim-zbulimit dhe mbikëqyrjen e aktivitetit minerar përkatës, në zbatim të ligjit Nr. 10304 datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”;
II – 3: “Vlerësimi i mineraleve dhe lëndëve të para kritike në Shqipëri” për qarqet Dibër e Kukës”;
II – 4: “Rivlerësimi i potencialit mineralmbajtës në shkëmbinjtë magmatikë të zonës Pogradec-Korçë-Kolonjë, për mineralizimet e kromit, bakrit dhe mineraleve të tjerë, rekomandimi i shesheve të reja perspektive për kërkim-zbulim”;
III – 1: “Monitorimi dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i ujërave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtës të Shqipërisë”;
III – 2: “Ndërtimi i hartave hidrogjeologjike në shkallë 1:25 000 dhe përditësimi i planshetave për Qarkun Elbasan”;
III – 3: “Monitorimi gjeologjik në rrjedhjen e mesme dhe të poshtme të lumenjve Drin-Gjadër-Kir, Mat, Vjosë dhe Ishëm, propozimi i masave për mënjanimin e pasojave”;
III – 4: “Identifikimi i trupave ujorë nëntokësorë në akuiferët e basenit të Vjosës”;
III – 5: “Përcaktimi i zonave të mbrojtjes sanitare në akuiferët porozë e karbonatikë të Shqipërisë”. Akuiferi poroz Milot-Fushe Kuqe (Stacioni i Milotit dhe F. Kuqes) dhe akuiferi karbonatik i Malit të Thatë (kaptazhi i burimit Tushemisht).;
IV – 1: “Studim i perspektivës naftëgazmbajtëse në rajonin Lukovë-Konispol për vlerësimin e strukturave antiklinale më të favorshme për hidrokarbure”;
V – 1: “Vlerësimi e monitorimi i fenomeneve gjeodinamike të digave të rezervuarëve ujëmbajtës me metoda gjeologo – inxhinierike dhe gjeofizike”;
V – 2: “Përpilimi i hartave gjeologo – inxhinierike sipas planshetave në shkallë 1: 25 000 dhe plotësimi i databazës së rrëshqitjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë”;
V – 3: “Rajonizimi gjeologo-inxhinierik i zonës bregdetare Velipojë (Bashkia Shkodër) - Shëngjin, Vain (Bashkia Lezhë), shkalla 1:10 000”;
VI-1: “Evidentimi dhe vlerësimi i impaktit të shkaktuar në mjedis nga ndërtimet mbrojtëse përgjatë bregdetit shqiptar”;
VI-2: “Monitorimi i hapësirës bregdetare të deteve Adriatik dhe Jon, vlerësimi i regjimit të lagunave në shkallë 1 : 50 000”;
VII – 1: “Gjeoinformatizimi i dokumentacionit gjeologjik të SHGJSH-së dhe dixhitalizimi i dokumentacionit të Arkivit Qendror Teknik të Gjeologjisë”.
VII – 2: “Dixhitalizimi i dokumentacionit gjeologjik dhe krijimi i bazës së të dhënave të shpimeve për vendburimin mineral Bitinckë”.
VIII – 1:“Studime gjeologo – inxhinierike e hidrogjeologjike, emergjente. Ndjekja dhe evidentimi i punëve me të tretët”;
VIII – 2: “Pjesëmarrja e SHGJSH-së në aktivitete me EGS, institucione homologe, projekte me financime nga jashtë SHGJSH-së dhe Publikime”;
IX – 1: ““Analizimi i ujërave, shkëmbinjve, mineraleve dhe mikroelementeve. Menaxhimi i sistemit të cilësisë sipas standardit ISO 17025:2017”.
EMODnet: “Rrjeti Europian i të dhënave dhe observimeve detare”.
GSEU: “Një Shërbim Gjeologjik Për Evropën (A Geological Service for Europe)”.

Në periudhën maj-shtator të gjithë drejtoritë aplikative do të zhvillojnë fazën e punimeve fushore sipas projekteve dhe planit të miratuar gjatë mbledhjeve të KTSH. Kryesisht punimet fushore gjatë vitit 2025 do të mbulojnë:

  • - gjeologji regjionale, vepra kapitale, gjeomjedis;
  • - lëndët e para strategjike dhe kritike;
  • - monitorimin e ujërave nëntokësore dhe monitorimin gjeologjik të lumenjve;
  • - punime mbi saktësimin e ndërtimit gjeologjik në pjesën detare dhe monitorimi i vijës bregore dhe regjimit të lagunave;
  • - monitorimin i rrëshqitjeve, digave, punime gjeofizike, rajonizim gjeologo-inxhinierik;
  • - punime për dhënien e perspektivës naftë-gazmbajtëse në Shqipëri;