Java e Energjisë së Qëndrueshme u fokusua në ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të energjisë për një tranzicion të drejtë energjetik në rajonin e UNECE.
Java e Energjisë së Qëndrueshme të këtij viti mblodhi së bashku një komunitet të larmishëm ekspertësh,
politikëbërësish dhe aktorësh të tjerë për të hartuar në mënyrë bashkëpunuese kursin për zhvillimin e sistemeve resiliente të energjisë drejt një tranzicioni të qëndrueshëm energjetik.
Në këtë takim i pranishëm ishte Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Adrian Bylyku, i cili u emërua Zv. Kryetar i Grupit të Ekspertëve për Energjinë e Rinovueshme në seancën e tij të njëmbëdhjetë, që u zhvillua në datën 17 shtator 2024.
Sesionet ishin të pasura me diskutime, shkëmbim eksperiencash dhe prezantime të rasteve të studimit konkrete,formulimin e rekomandimeve që theksonin politikat dhe veprimet e ndërmarra nga shtete të ndryshme për të përshpejtuar një tranzicion të drejtë energjetik në të gjithë rajonin e UNECE.