Monitorimi gjeologjik në rrjedhjen e mesme dhe të poshtme të lumenjve Drin-Gjadër-Kir, Mat, Vjosë dhe Ishëm


Gjatë periudhës 23-27 Qershor 2025, u kryen punime fushore monitorimi për azhurnimin e profileve mbi shtretërit e lumenjve Gomsiqe, Gjadër dhe Kir të pellgut të Drin-Bunës. U kryen matjet gjeodezike në 5 profile ekzistuese:

• një mbi lumin e Gomsiqes (profili 1-1)
• dy mbi lumin e Gjadrit (2-2 Kullaxhi dhe 3-3 tek Mali i Rrëzum)
• dy mbi lumin e Kirit (4-4 Bardhaj
• 5-5 Kuç ose Zalli i Kirit).




Gjatë këtij monitorimi u zbatua metodika tashmë klasike e ripërsëritjes së matjeve në intervale kohë të caktuara.
Instrumenti u vendos në një nga centrat në çdo profil dhe me orientimin drejt centrit tjetër, u kryen matjet përgjatë vijës së profilit.
Në profilin 1-1, lumi i Gomsiqes u muarën dhe u përshkruan 25 pika, në profili, 2-2 Kullaxhi, lumi i Gjadritnë 23 pika, në profilin 3-3 Mali i Rrëzum, lumi i Gjadrit në 32 pika, në profilin 4-4 Bardhaj Bardhaj, lumi i Kirit në 32 pika dhe në profilin 5-5 Kuç, lumi i Kiritnë16 pika. Pikat e përshkruara në bllokun fushor do t’i nënshtrohen përpunimit të mëtejshëm kompiuterik kameral për të përftuar linjat e reja krahasuese të profileve. Mbi bazën e rezultateve që do të merren do të bëhen edhe deduksionet përkatëse që do të pasqyrohen në Raportin Përfundimtar të punimeve në muajin Dhjetor.