Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mori pjesë në Open Emodnet Conference 2025, një nga aktivitetet e rëndësishme të financuar nga Komisioni Evropian. Pjesëmarrja u realizua nga një grup përfaqësuesish të institucionit, të drejtuar nga Z.Adrian Bylyku Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH.
Gjatë ditës së hapjes, u diskutua për Mbështetjen e iniciativës Evropiane të Observimit të Oqeaneve si dhe Sistemin Evropian të Monitorimit të Oqeaneve dhe u theksua rëndësia e Projekti EMODnet si në një shërbim kyç rajonal i të dhënave detare për ekosistemin global të të dhënave dixhitale të deteve dhe oqeaneve
Në vijim të aktivitetit, delegacioni shqiptar mori pjesë në konferencën e hapur Emodnet kryesore, ku u diskutuan dixhitalizimi dhe integrimi i AI( Inteligjencës Artificiale) në të dhënat mbi detet dhe oqeanet, njohuritë detare për të krijuar një “Ekonomi Blu Detare’’ më konkuruese, Inovacionin dhe kërkimi shkencor në funksion të Ekonomisë Blu si dhe Evolucioni i shërbimeve të EMODnet për Paktin Europian të Oqeaneve.
Pjesëmarrja e SHGJSH-së në Konferencë dhe në projektet europiane rrit mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe forcon prezencën institucionale të Shqipërisë për bashkëpunim ndërkombëtar si një partner potencial në Rrjetin Evropian të Observimeve Detare.