Në kuadër të projektit GSEU (Shërbimi Gjeologjik për Evropën), u realizua takimi i radhës në Athinë, Greqi në datat 20-22 Nëntor 2024. Takimi u organizua nga Shërbimi Gjeologjik i Greqisë dhe u menaxhua nga zj. Eleftheria Poyiadji, HSGME, GSEU- drejtuese e paketës se punës WP5.
Delegacioni Shqiptar u kryesua nga z. Adrian Bylyku, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Qëllimi kryesor këtij takimi WP5-GSEU (Vulnerabiliteti e bregdetit dhe përdorimi energjisë së erës në det të hapur) ishte:
-Njohja e rëndësisë qe ka gjeologjisë detare dhe bregdetare për zhvillimin e qëndrueshëm, menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave bregdetare dhe shtratit të detit.
-Optimizimin e përdorimit te energjisë se Erës në det të hapur me vendosjen e infrastrukturës përkatëse.
GSEU është një nga projektet më të rëndësishme për bashkëpunimin qe ka me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar me fokus kryesor zhvillimin dhe vënien në dispozicion të përhershëm të dhënave gjeologjike Pan-Evropiane dhe shërbimeve të informacionit, për përdorimin e qëndrueshëm dhe të sigurt të burimeve nëntokësore.
Ditën e fundit të seminarit u organizua vizita në terren ku partnerët e projektit u njohën me impaktin që ka pasur ndërtimi i digës së Maratonës dhe mini- digave të tjera në morfologjinë e bregdetit duke ndikuar në vulnerabilitetin bregdetar dhe rritjen e erozionit detar.